1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE nuk njeh pavarësinë e Tuaregëve

Hajo Felten6 Prill 2012

Pavarësia nuk ka vlerë deklaruan BE dhe BA. Vakumi i pushtetit pas puçit ushtarak solli bashkëpunimin mes kryengritësve tuaregë dhe islamikëve dhe shkëputjen e Malit të Veriut.

https://p.dw.com/p/14Z4P
Tuareg para xhamisë në Timbuktu
Tuareg para xhamisë në TimbuktuFotografi: Reuters

Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan refuzojnë të njohin pavarësinë e shpallur të Malit të Veriut. E ngarkuara me politikën e jashtme të BE, Catherine Ashton deklaroi se BE ka bërë më se të qartë se respekton paprekshmërinë territoriale të Malit. Edhe Bashkimi Afrikan refuzoi ta njohë shpalljen e pavarësisë nga kryengritësit. Kjo shpallje pavarësie "nuk ka asnjë vlerë", u tha.

Nomadët e Tuaregut e shpallën sot të pavarur territorin e pushtuar prej tyre. Njëkohësisht ata i kërkuan bashkësisë ndërkombëtare që ta njohë menjëherë shtetin e tyre. Kryengritësit do të respektojnë kufijtë me vendet fqinjë, deklaroi Lëvizja për çlirimin kombëtar të Azawad-it për një kanal televiziv francez dhe në internet. Azawad quajnë Tuareg-ët në rajonin e tyre të vendlindjes, në territoret në Mali dhe në jug të Algjerisë, të cilat luftojnë për pavarësinë e tyre.

Nomadë tuaregë në Mali
Nomadë tuaregë në MaliFotografi: dapd

Pas një puçi ushtarak më 22 mars, rebelët shfrytëzuan vakumin e krijuar në pushtet dhe së bashku me grupet islamike vunë nën kontrollin e tyre pjesën veriore të Malit, bashkë me qytetin Timbuku, që bën pjesë në trashëgiminë kulturore botërore. Të mërkurën Këshilli i Sigurimit i dënoi ashpër sulmet e Tuaregëve dhe kërkoi nga ata që të hiqnin dorë nga armët.

Autor: afpd/dapd/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi