1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia nën hijen e konfliktit me kurdët

Baha Güngör11 Korrik 2008

Rrëmbimi i alpinistëve gjermanë nga partia e ndaluar kurde PKK në Turqi si dhe të shtënat përara mureve të konsullatës së përgjithshme të SHBA në Stamboll hedhin hijen e dyshimit mbi gjendjen e sigurisë në Turqi.

https://p.dw.com/p/Ea7L
Mali Ararat në trikëndëshin kufitar turko-armeno-iranian, ku u rrëmbyen nga PKK-ja tre turistët gjermanëFotografi: AP

Çdo vlerësim, i këtyre ditëve në Turqi, se perspektiva për anëtarësimin në BE është zbehur edhe më shumë për shkak të krizës në politikën e brendshme, pritet me ironi. Interesi ndaj Evropës është ulur ndjeshëm. Gjendja në politikën e brendshme po tensionohet në përmasa dramatike dhe kriza e fundit në vendin anëtar të NATO-s kërcënon të dalë nga kontrolli.

Spekullime mbi komplote

Ndërkohë po spekulohet mjaft ashpër. Teoritë e komplotit nuk mungojnë. Rëmbimi i tre turistëve alpinistë gjermanë nga Bavaria në malin Ararat në trikëndëshin kufitar turko-ameno-iranian ngre shumë pyetje. Përse separatistët kurdë rrezikojnë të humbasin simpatinë e gjermanëve dhe të evropianëve? Mos vallë kjo vetëm për t´u hakmarrë ndaj ndalimit të veprimtarisë së një televizioni kurd që transmeton nga Danimarka në Gjermani?

Irak Türkei Kurden Dorf Deshtatak an der Grenze zu Türkei
Në kufirion turko-irakian, të banuar me kurdë gjendja është shpesh e tensionuarFotografi: AP

A janë vërtetë të rrëmbyerit simpatizantë të PKK-së dhe mos ndoshta aksioni është bërë me marrëveshje? Përse u seleksionuan për t´u rrëmbyer vetëm tre nga 13 turistët gjermanë ? Tek e fundit gjërat do të sqarohen vetëm kur gjermanët të jenë të liruar në Gjermani.

Çështja e kurdëve ka mbetur e pazgjidhur

Fakt është, që partia fetare-konservatore AKP në pushtet nën kryeministrin Rexhep Taip Erdogan, e vlerësuar me tone të zjarrta edhe në Evropë, nuk ia ka dalë deri tani që të zgjidhë çështjen e kurdëve. Qëndrimi i kësaj qeverie thuajse nuk ndryshon aspak prej atyre të mëparshmeve në Ankara, që në rast dyshimi kanë preferuar gjithmonë zgjidhjet ushtarakisht duke humbur besimin e kurdëve dhe duke u mbetur borxhlinj atyre me premtimet për njohjen e realitetit kurd. Kjo ka bërë që të thellohet edhe më shumë humnera mes kurdëve dhe turqve.

Demonstration in Berlin Kurden Pcalan Protest
Kurdët demonstrojnë në Gjermani herë pas here për të drejtat që ju mungojnë në TurqiFotografi: picture-alliance/dpa

Kush fshihet pas sulmeve para konsullatës amerikane?

Shumë pikëpyetje dalin edhe prej "sulmit" ndaj konsullatës së përgjithshme të SHBA në Stamboll. Dyshohet, se pas vrasjes dhe plagosjes së policëve turq përpara kompleksit të fortifikuar mirë të konsullatës në Bosfor qëndron dora e Al Kaidës. Por përse fundamentalistët militantë riskojnë humbjen e imazhit në Turqi me një aksion, që armikut kryesor SHBA nuk do t´i prekte asnjë fije floku?

Mos vallë nuk ka qenë Al Kaida? Kanë qenë ndoshta sërish forcat e errëta nacionaliste në ilegalitet që kanë vepruar? Të dyshuarit si anëtarë të këtyre grupimeve nga radhët e apartit të policisë nën komandën supreme të Erdoganit u arrestuan javët e fundit njëri pas tjetrit nën dyshimin për përgatitje puçi. Mos vallë përmes këtij aksioni synohej, që të jepej një tjetër dëshmi për vërtetimin e tentativës për puç ushtarak përmes nxitjes së trazirave të brendëshme dhe për t´i dhënë theks procesit për ndalimin e partisë AKP nga Gjykata Kushtetuese?

Edhe të shtënat para mureve të konsullatës së përgjithshme të SHBA në Stamboll, ashtu si dhe rrëmbimi i turistëve gjermanë në distancën gati 2 orë flurutim në Lindje të Turqisë, do të mund të sqarohen deri në fund, vetëm nëse do të mund të zbulohen gjatë hetimeve personat që fshihen opas kësaj. Fakt është që në Turqi ka një problem terrori dhe se kërcënojnë të tjera sulme edhe më të mëdha, veçanërisht nëpër metropole dhe në qendrat urbane të vendit.

Türkei Armee Generäle
Ndërhyrja e ushtrisë në Turqi as nuk dëshirohet dhe as nuk do të sillte përmirësimFotografi: AP

Çfarë do të sillte ndërhyrja e ushtrisë?

Jo vetëm Erdogani dhe partia e tij, por edhe i gjithë vendi ndodhet me shpatulla pas murit. Rrugëdalje nga kriza ende nuk po duket në horizont. Thirrjet për arësye tingëllojnë si boshe dhe tatëpjeta e politikës së brendëshme po përshpejtohet. Ndërhyrja e ushtrisë as nuk dëshirohet dhe as nuk do të sillte përmirësim.

Por që të ruhet vullneti për vendosjen e normalitetit, nuk duhet të ndërpriten bisedimet për antarësim mes BE-së dhe Turqisë, temë kjo që po debatohet në vendet evropiane. Një sinjal i tillë mund të ketë pasoja fatale për Turqinë dhe për fqinjët e saj të drejtpërdrejtë.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë