1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

241011 Wirtschaft Türkei D

1 Nëntor 2011

Pas 50 viteve emigrimi masiv të turqve në Gjermani, tashmë ata kanë themeluar rreth 80 mijë kompani në Gjermani. Por për shumë prej tyre rruga drejt suksesit ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

https://p.dw.com/p/132fF
Turqit në Gjermani-
Turqit në Gjermani-Fotografi: DW

Kur emigrantët turq erdhën në Gjermani në fillimet e viteve 70' për të punuar, shumë prej tyre hapën dyqane ushqimore ose si shitës në tregje.

Në atëe kohë sipas Holger Floeting, nga Insitituti Gjerman i Çështjeve Urbane, tregu kryesor i tyre ishin emigrantët e tjerë turq. “Kur ata nisën bizneset, natryrisht që morën më shumë në punë emigrantët,” thotë Floeting.

Tregëtarët turq ofruan mallra që ishin të vështira për t'u gjetur në Gjermani, shton ai.

Këkesa

Në fillim të viteve 70' në Gjermani jetonin rreth 600 mijë turq etnike. Numri i emigrantëve turq të vetëpunësuar ishte 3 mijë, ndërkohë që në vitet 80' kjo shfër shkoi në 22 mijë.

Por disa vite më pas shkalla e papunësisë në Gjermani, veçanërisht në mesin e punëtorëve të gjysmë-kualifikuar dhe të pakualifikuar, u rrit. Më të goditurit ishin shtetasit e huaj - duke përfshirë edhe popullsinë turke. Shumë prej tyre e panë vetë-punësimin, si një mënyrë për të dalë nga papunësia.

Sipas Bahattin Kaya, pjestar i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Turko-Gjermane, turqit kaluan shumë vështrësi në rrugën drejt vetëpunësimit.

Ligji i emigracionit në atë kohë parashikontë pengesa të mëdha. Në të shkruhej qartë se shtetasve turq nuk iu lejohej të punonin si tregtarë të pavarur. “Në ato vite shumë turq kishin biznese të regjistruar me emra gjermanë,” thotë Kaya.

Tregtar perimesh
Tregtar perimeshFotografi: picture alliance/dpa

Klientët gjermanë

Sot emigrantët, të cilët kanë një leje qendrimi në Gjermani mund të vetëpunësohen pa patur nevojën e një ortaku gjerman. Në faqen online të Ministrisë së Ekonomisë dhe Teknologjisë, ka informacion edhe në gjuhën turke për të gjithë ata që duan të hapin biznesin e tyre.

Shoqata Turko-Gjermane e Punësimit ofron gjithashtu shërbime këshillimore në qytete të ndryshëm të Gjermanisë.

Sipas statistikave më të fundit, numri i biznesmenëve burra dhe gra, me origjinë nga Turqia ka shkuar në rreth 80 mijë. Ata punësojnë mesatarisht 400 mijë njerëz.

Floeting, një specialist turk në kompanitë Gjermane, thotë se marketingu i këtyre kompanive tashmë synon edhe klientët gjermanë.

Në të vërtetë imazhi që kishin njerëzit për emigrantët turq të vetëpunësuar tani ka ndryshuar. Megjithatë, në pamje të parë kjo nuk është e qartë.

“Kur shikon nga afër emrat në pllakat para zyrave të mjekëve, avokatëve dhe agjentëve të reklamave ju mund të shihni llojet e punëve të cilat janë duke u ofruar njerëzit në industrinë e shërbimit, por kjo nuk është e dukshme vetëm në rrugë. Shpesh kompanitë e mëdha [të drejtuara nga turqit etnikë] anashkalohen, "thotë Floeting.

Sukses në industrinë e shërbimit

Sipas presidentit të Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Turko-Gjermane, Rainhardt Freiherr von Baron Leoprechting, emigrantët turq kanë qenë më të sukseshëm në sektorin e shërbimeve.

“Nëse ju troksini në derën e një tregëtari turk në orën nëntë të mbrëmjes sepse keni harruar diçka, ju nuk do të priteni me një fytrë të varur, por me fytyrën e një personi të kënaqur që dikush është i interesuar për mallin e tij, “ thotë ai.

Bahattin Kaya,
Bahattin KayaFotografi: DW

Emigrantët turq përbëjnë numrin më të madh të sipërmarrësve me sfond emigrimi dhe parashikohet që ky numër të vijë duke u rritur në vitet në vijim.

Bizneset e vogla dhe të mesme të drejtuara nga turqit kanë më shumë sesa vlerë ekonomike thotë Floeting. “Ata janë të përkushtuar ndaj komunitet ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë e tyre. Ata luanë një rol të rëndësishëm duke ndihmuar integrimin.”

Në shumë raste integrimi varet nga puna që bëjnë argumenton ai. “Duke hapur vende pune ata bëjnë të mundur integrimin.”

Author: Jülide Danisman/ Amarildo Topi

Redaktoi: Aida Cama