1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miliarda për Greqinë

Agjencitë27 Nëntor 2012

Prej javësh janë duke zgjatur mosmarrëveshjet për dhënien e parave për Greqinë. Tani u arrit marrëvesha e kontrollorëve të arkave evropiane me Fondin Monetar. Zvogëlime të borxheve nuk do të ketë.

https://p.dw.com/p/16qEo
Zvogëlime të borxheve nuk do të ketë.Fotografi: Getty Images

Greqia ka marrë nga donatorët ndërkombëtarë dritën jeshile për të marrë kreditë prej 44 miliardë eurosh. Ndihma duhet të paguhet në muajin dhjetor në disa këste. Kjo është thënë në një deklaratë të nxjerrë sot në mëngjes nga grupi i euros. Pagesa duhet të aprovohet edhe nga parlamentet e vendeve donatore, mës të cilëve bën pjesë edhe Gjermania. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble (CDU) tha se shpreson për dhëniën e aprovimit nga parlamenti gjerman që këtë javë. Dokumentat për zgjidhjen e arritur duhet të bëhen gati shpejt, në mënyrë që të ketë kohë për të bërë kontrollin. E gjitha është shumë e komplikuar, tha ministri gjerman Schäuble.

Greqia mund të shpresojë të marrë nëntë miliardat e reja. Ditën e hënë donatorët ndërkombëtare u ulën së bashku në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, për t`i dhënë fund grindjeve disajavore. Jo vetëm ministri i Financave Wolfgang Schäuble, por edhe kolegët e tij mendojnë se do të arrihet një kthesë brenda një jave në takimin e dytë të posaçëm për ta lënë të veprojë paketën e ndihmës. Në mbrëmje çdo gjë tregonte se edhe nata që ndodhet përpara do të jetë një natë mbledhjeje, megjithë përgatitjet e mëdha të takimit të bëra në fundjavë.

Në tavolinën e bisedimeve ndodhen shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IWF), Christine Lagarde, dhe presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (EZB), Mario Draghi. Çdo gjë do të varet nga ata të dy, sepse Lagarde kërkon kontribute më të mëdha nga vendet e euros. Edhe Draghi kërkon që politika të veprojë. "Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të besueshme për Greqinë," tha Lagarde para takimit.

Brüssel Christine Lagarde Eurozone Euro-Zone Treffen 26.11.2012
Christine LagardeFotografi: Getty Images

Në bisedimet e ministrave të financave të vendeve të euros fillimisht u bë fjalë për të mos penguar më dhënien e 31,5 miliardë eurove, dhënie që duhet të ishte bërë prej kohësh në programin e ndihmës që është aktiv. Ka mundësi që të paguhen edhe këste të tjera kështu që shuma do të arrijë në 44 miliarda. Plani i shtëpimit prej 130 miliardë eurove doli nga kontrolli për shkak të synimeve të gjera për kursime të Athinës, prandaj për periudhën deri në vitin 2014 duhet të gjenden edhe 14 miliardë euro më shumë.

Sipas të dhënave nga rrethet e bisedimeve fillimisht është bërë një përzierje e procesit hap pas hapi dhe paketës më të madhe të shpëtimit. E padiskutueshme është se 31,5 miliardë eurot duhet të lihen të lira. Edhe propozimi që përqindjet e kredive të programit të dytë të ndihmës, të shtyhen, kishte nevojë për konsensus.

Megjithëse diskutimet për lënien e përqindjeve të interesit Greqisë, u bënë sepse vendet e Evropës jugore në krizë, si Spanja dhe Italia duhet të paguajnë përqindje të larta në tregun e kapitaleve. Kundër propozimit të Berlinit për riblerjen e borxheve, ishin Holanda dhe Finlanda. Edhe Banka Qendrore Evropiane (EZB) duhet të ndihmojë Athinën, me modele financimi. Sipas të dhënave të ministres austriake të Financave, Maria Fekter, zgjidhjet do të jepen me mundësi të ndryshme për vende të veçanta-

Eurokrise Eurozone Symbolbild
Miliarda për GreqinëFotografi: dapd

Ministrat e financave të vendeve të euros dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk arritën javën e kaluar të binin dakord në bisedimet maratonë. Kryetarët e vendeve të BE-së dhe qeverive bënë të qartë në një takim javën e kaluar se zgjidhja është e domosdoshme. Pa dhënë para të reja Athina rrezikon të falimentojë.

Shumë ministra thanë se Greqia ka bërë reforma dhe ka përpiluar një program të fortë kursimesh. Sipas dokumenteve për qarkullim të brendshëm, aktualisht uljet e borxheve nuk janë temë për grupin e euros, megjithëse borxhet shtetërore vazhdojnë të rriten duke arritur nivelin e 190 për qind të produktit ekonomik. Niveli 120 për qind mbahet si kufiri maksimal i përballueshëm.