1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Udhëheqës i ri fetar për myslimanët e Bosnjës

Zoran Arbutina/ Aida Cama20 Tetor 2012

Muftiu i ri i Madh në Bosnjë, Hussein Kavazovic do të vazhdojë linjën tolerante të pararendësit të tij Mustafa Ceric. Ai është për myslimanizëm modern dhe kozmopolit.

https://p.dw.com/p/16TX8
Mustafa Ceric dhe Husein KavazovicFotografi: DW

Myslimanët në Bosnjë dhe Hercegovinë janë edhe sot krenarë oër qëndrimin e Hussein Kavazovic-it gjatë luftës së Jugosllavisë. Në korrik 1995, kur kishin shpërthyer luftime të ashpra midis ushtrisë së serbëve të Bosnjës dhe ushtrisë boshnjake të dominuar nga myslimanët, ai ishte 31 vjeçar dhe kryeimam i Tuzlës. Vetëm pak ditë pas lajmeve për masakrën mbi 8 mijë myslimanë burra dhe të rinj, në Srebrenicë e cila ndodhet afërsi të Tuzlës, Kavazovic tha në një fjalim të mbajtur në radio: "Të dashur vëllezër dhe motra, këta njerëz u vranë nga çetnikët. Kush kërkon të luftojë le të shkojë në front. Por në asnjë mënyrë nuk duhet marr hak tek civilët serbë, që jetojnë këtu ose diku tjetër. Njerëzit në Srebrenicë janë vrarë nga çetnikët, dhe çetnikë nuk janë të gjithë serbët."

Nxitës i mirëkuptimit

Kavazovic shihej që atëherë si nxitës i mirëkuptimit midis grupeve të ndryshme të popullsisë në Bosnjë Hercegovinë, në një kohë kur qëndrimi tolerant nuk shihej me sy të mirë.

Husein Kavazovic NEU
Husein KavazovicFotografi: klix.ba

Më pak krenarë njerëzit në Tuzla janë për qëndrimin e Kavazovicit në verën e vonshme të 2007-ës. Në atë kohë Jasmin Imamovic, kryetar i bashkisë në qytetin e Bosnjës veriore i bëri thirrje qytetarëve për një "Revolucion dashurie": Të paktën 5 mijë çifte duhet të putheshin njëkohësisht në qendrën e qytetit, për tu futur në këtë mënyrë në librin e rekordeve Guinness. Kjo ishte një fushatë e organizuar me humor nga kryetari i bashkisë për të ndihmuar turizmin në qytet dhe një radio lokale. Hussein Kavazovics e dënoi këtë plan me akuzën se "nuk merr parasysh myslimanët". Myslimanët boshnjakë janë liberal dhe kozmopolit, por këtë e kishte harruar kryeimami i Tuzlës. Më 1 shtator 2007 në orën 22:29 në sheshin kryesor të qytetit 6890 u puthën duke e merituar të futeshin në librin e rekordeve Guinness.

Islamizëm kozmopolit dhe tolerant

Toleranca ndërfetare dhe gatishmëria për dialog nga njëra anë dhe konservatorizmi dhe ndikimi në një shoqëri sekulariste nga ana tjetër, janë dy polet midis të cilave rrotullohet prej shekujsh komuniteti islamik në Bosnjë Hercegovinë. Profesori i shkencave islamine në Sarajevë, dhe drejtor i insitutit për studimet ndërfetare Hussein Alibasic nuk pret as tani ndryshime të mëdha, sepse "natyra e komunitetit islamik në Bosnjë Hercegovinë nuk e lejon këtë."

Në Bosnjë Hercegovinë islamizmi praktikohet prej shekujsh, që në periudhën e Perandorisë Osmane. Aty kemi të bëjmë me një formë të moderuar që karakterizohen nga përvojat e jetesës në një shoqëri multifetare, shpjegon teologu Thomas Bremer nga instituti ekumenik në Universitetin e Mynsterit: "Myslimanët boshnjakë kanë jetuar për shekuj me radhë bashkë me katolikët, ortodoksët dhe hebrejtë dhe kanë zhvilluar në periudhën jugosllave të pas 1918-ës një qasje specifike, e cila është e hapur për dialogun me komunitetet fetare."

Shpresa të mëdha

Një specifikë tjetër e myslimanizmit në Bosnjë është edhe organizimi homogjen. Komuniteti islamin në Bosnjë është në strukturën e saj e ngjashme me strukturën e Kishës katolike. Myftiu i madh (Reisu-l-ulema) është myfti i zgjedhur dhe i njohur si autoritet nga të gjithë.

Husein Kavazovic
Husein KavazovicFotografi: DW

Këtë post e ka futur në jetë Kaizeri austriak Franz Joseph I. pas aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 1878, për të patur një partner bisedimesh në mes të popullsisë myslimane të Bosnjës, që atëherë përbënte 40 përqind të popullsisë.

19 vjet me radhë Myfti i madh ka qenë Mustafa Ceric, i njohur edhe jashtë Bosnjë Hercegovinës për përpjekjet e tij në integrimin e myslimanëve në komunitetin evropian dhe për dialog paqësor midis myslimanëve, hebrejve dhe të krishterëve. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, filloi në Evropë diskutimi për një të ashtuquajtur "islam evropiane", një islam kozmopolit, tolerant dhe modernt, që refuzon dhunën dhe respekton rregullat demokratike. Në Bosnjë Hercegovinë ishte Mustafa Ceric një përfaqësues i kësaj rryme. Ai thoshte për shembull fjali si "Sulltani im nuk ndodhet në lindje, sulltani im ndodhet në Bruksel."Kjo dëgjohej me dëshirë në Evropë.