1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Uji i afrohet lagjeve periferike të Shkodrës

12 Janar 2010

Shirat e rrëmbyeshëm që vazhdojnë të bien pa pushim, kanë fryrë ujërat e Drinit dhe Bunës me rrezikun që të dalin nga shtrati dhe të vërshojnë drejt zonave të banuara.

https://p.dw.com/p/LTeY
Ura "Bahçallëk" mbi lumin Drin.
Fotografi: DW

Rreshjet e shiut, që vazhdojnë të bien në Qarkun e Shkodrës, e kanë rënduar së tepërmi gjendjen në komunat por edhe në lagjet periferike të përmbytura të këtij qyteti. Autoritetet thonë, se vazhdojnë të merren masa për evakuimin dhe strehimin e banorëve të rrezikuar në ambiente të ndryshme sociale, por edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve shkodranë, që nuk janë të rrezikuara. Megjithë vështirësitë e hasura, mjaft familje, kryesisht të lagjes Xhabiej dhe Kiras, hyjnë e dalin nga shtëpitë, me mjete lundruese, ndërkohë që një pjesë e tyre, kryesisht nga lagjia Livade, po largohen nga zonat e përmbytura dhe po strehohen tek të afërmit, brenda territorit, aty ku rreziku është më i largët.

Autor: Lekë Plani

Redaktoi: Eliana Xhani