1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë: Kufiri që nuk ekziston

Inna Kuprijanowa26 Korrik 2015

Ukraina do t'i rregullojë vendkalimet e reja në territoret separatiste në Donjeck dhe Luhansk. Rezultati: radhë kilometrike dhe qytetarë të zhgënjyer në një kufi që zyrtarisht nuk ekziston.

https://p.dw.com/p/1G4TJ
Fotografi: DW/I. Kuprijanova

Një ditë e nxehtë vere. Radha e makinave dhe e njerëzve me çanta dhe valixhe zgjat disa kilometra. Pamje të tilla ukrainasit deri tani i njihnin vetëm nga njoftimet televizive për luftërat apo fatkeqësitë natyrore. Tani ato janë të përditshme në vijën ndarëse midis rajoneve separatiste pro-ruse në lindje dhe Ukrainës. Ky është një kufi de facto, i cili në të vërtetë nuk ekziston. Pikëkalimi në Saizevo në veri të qendrës separatiste në Donjeck quhet në gjuhën e burokracisë ukrainase "pika ushtarake e hyrjes dhe daljes". Në rajonin e Donjeckut ka tri pika të tilla.

Ukraine Grenzkontrolle zwischen den Kriegsgebieten Luhansk und Donetsk
Fotografi: DW/I. Kuprijanova

Një grua e re që thotë se e quajnë Olha, ka dy orë e gjysmë që pret me fëmijën e saj njëvjeç e gjysmë në radhën e makinave. Terorikisht kjo radhë duhet të ecë më shpejt, sepse është radhë e veçantë për familjet me fëmijë apo për të moshuarit. Fëmija ndihet në siklet dhe Olha e sjell në një çadër të ndihmës së parë që kanë ngritur në anë të rrugës pak ditë më parë vullnetarë të organizatës "Mjekët pa kufij". "Këtu zakonisht vijnë prindër me fëmijë të vegjël dhe njerëz të moshuar", thotë një punonjës. Sot kemi pasur tashmë tri urgjenca për shkak të tensionit të lartë të gjakut. "Ne këtu mund t'u japim vetëm ndihmën e parë."

Leja elektoronike pritet të pengojë korrupsionin

Përveç çadrës së ndihmës së parë, ka edhe një depozitë me ujë të pishëm dhe një tualet, por ato janë të pamjaftueshme. Shumica e njerëzve që presin janë të detyruar t'i kryejnë nevojat personale pas shkurreve në rrugë. "Ne e kuptojnë që kjo nuk është e rehatshme për qytetarët", thotë Oleh Slobodja, zëdhënës i Gardës Kufitare të Ukrainës për DW-në. "Por ju duhet ta kuptoni se ky këtu në fakt nuk është kufi dhe prandaj nuk ka infrastrukturë të përshtatshme."

Ukraine Grenzkontrolle zwischen den Kriegsgebieten Luhansk und Donetsk
Fotografi: DW/I. Kuprijanova

Sot, megjithatë, dokumentet dhe bagazhet kontrollohen si në një kufi të vërtetë. Edhe pse nuk ka nevojë për vizë, pala ukrainase kërkon nga udhëtarët të paraqesin një lloj leje kalimi. Aplikantët duhet të shpjegojnë se pse dhe ku duan të shkojnë në rajonet separatiste, ose anasjelltas. Deri kohët e fundit ka pasur një laissez-passer të tillë në formë letre. Më 7 korrik, Shërbimi Ukrainas i Sigurisë SBU futi lejen elektronike. "Gjëja e rëndësishme është se tani ka më pak korrupsion", thotë Slobodyan një nga rojet kufitare. Nëse kjo është e vërtetë, nuk mund ta verifikojmë atë. Fakti është se ka pasur një treg i zi për leje-kalimi prej letre.

Ushqime të lira në zonat e qeverisë

Radhët e gjata para vendkalimeve sigurisht nuk janë zvogëluar. Sipas shifrave zyrtare çdo ditë e kalojnë vijën ndarëse këtu deri në 700 makina dhe më shumë se 2.000 vetë. Banorët e rajoneve separatiste shkojnë në zonat e kontrolluara nga qeveria e Kievit për të marrë pensionet dhe për të blerë lirë. Ushqimet dhe ilaçet janë në këtë pjesë të Ukrainës dy apo tri herë më lirë se në të vetëshpalluratë "republika popullore".

Ukraine Grenzkontrolle zwischen den Kriegsgebieten Luhansk und Donetsk
Fotografi: DW/I. Kuprijanova

Autoritetet ukrainase premtojnë se do t'i pajisin më mirë pikëkalimet në të ardhmen. Kështu thuhet se në "zonat kufitare" , do të hapen dyqane të reja ushqimore, farmaci dhe do të vendosen edhe bankomatë.

Ende nuk dihet nëse do të ketë mejete transporti publik, p.sh. autobusë që kalojnë "kufirin". Sot shumë janë të varur nga ata që kanë makina private, dhe kjo është për ta një biznes fitimprurës. Një rrugë e shkurtër për të kaluar nga një anë në tjetrën kushton rreth 10 euro. Kaq kushton pothuajse bileta e trenit me të cilën mund të përshkruash gjysmën e Ukrainës. Disa shfryrjnë, të tjerët i marrin përsipër vështirësitë dhe çmimet e larta. Prej më shumë se një viti, miliona ukrainas jetojnë praktikisht në gjendje lufte - tani ata gëzohen vetëm për faktin se për momentin nuk ka aq shumë të shtëna armësh.