1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë: "Merkeli ofron BE"

Kristina Nagel22 Korrik 2008

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i premtoi Ukrainës mbështetje për një afrim gradual në BE dhe në NATO.

https://p.dw.com/p/EhP5
Angela Merkel dhe presidenti ukrainas Viktor Juschenko
Angela Merkel dhe presidenti ukrainas Viktor JuschenkoFotografi: AP

Një hyrje të shpejtë të Ukrainës në këto organizata, Merkel e refuzoi edhe më tej, pas takimit në Kiev me presidentin Jushçenko dhe me kryeministren Timoshenko. Kristina Nagel: "Merkeli ofron BE". Ky ishte titulli i së hënës i një gazete të përditshme ukrainase, e cila me këtë bënte të qartë se çfarë dëshironin ukrainasit nga kancelarja. Gjermania konsiderohet partnere e rëndësishme- jo vetëm në çështjet e tregtisë.

Viktor Juschenko dhe Angela Merkel, Kiev 21 korrik 2008
Viktor Juschenko dhe Angela Merkel, Kiev 21 korrik 2008Fotografi: AP

Marrëdhënie të mira

Që ekziston një afëri e tillë dhe marrëdhënie të mira, këtë e konfirmoi edhe kancelarja Angela Merkel që në krye të konferencës së përbashkët të shtypit me presidentin e Ukrainës, Jushçenko: "Në përgjithësi unë dua të theksoj, se Ukraina është për republikën federale gjermane jo vetëm një partner i rëndësishëm, por një partner, me të cilin ne ndihemi të lidhura në marrëdhënie të ngushta miqësore. Dhe kjo, jo që prej dje apo sot, por prej një kohe shumë, shumë të gjatë. Dhe prandaj ne do ta ndiekim zhvillimin këtu jo vetëm me interes të madh, por me simpati dhe ku të jetë e mundur edhe me mbështetje."

Jo bllokadat reciproke

Që një mbështetje miqësore e kursit reformator nuk është nuk është karta bianca, këtë nuk e fshehu as kancelarja. Ajo i kërkoi udhëheqjes politike të Ukrainës që të heqë dorë nga bllokadat reciproke dhe të nisë në vend të tyre reforma të rëndëisishme, për të mundur që kështu edhe t'i afrohet synimeve të vëna, edhe Bashkimit Evropian.

"Unë i thashë presidentit, që unë bëj pjesë te ata, të cilët nuk duan të premtojnë gjithmonë diçka, të cilën më vonë ndoshta nuk e realizojnë dot. Kjo do të thotë qe ne duhet t'i çojmë përpara çështjet praktike të integrimit dhe lidhjes së Ukrainës me Evropën, por nuk ekziston një automatizëm për anëtarësim."

Julia Timoshenko dhe Angela Merkel
Julia Timoshenko dhe Angela MerkelFotografi: picture-alliance/dpa

Kancelarja mbështeti në vend të anëtarësimit idenë e një marrëveshjeje asociimi. Me këtë mbahet parasysh një lidhje më e ngushtë e Ukrainës me BE, e cila do të shkojë përtej negociatave ekzistuese të një bashkëpunimi të thelluar. Marrëdhëniet mund të thellohen në fushën e politikës së brendshme dhe të asaj të drejtësisë, por edhe në planifikimet strukturore të ekonomisë.

Nuk ka ardhur ende koha

Kancelarja tha se Ukraina do të ketë mundësinë të bëhet anëtare e NATO-s, por për këtë nuk ka ardhur ende koha. Ka shumë për të parë, tha ajo. Për ta mbështetur Ukrainën në rrugën e saj, ajo propozoi një lloj plani udhëtimi. Ai do të përpunohet së bashku nga ministrat e jashtëm të të dyja vendeve. E meqenëse shumë në Ukrainë besojnë se Gjermania e shkel frenën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO vetëm për kujdes ndaj Rusisë, kancelarja Merkel theksoi: "Unë nuk mbaj parasysh çfarëdolloj të drejta vetosh të të tretëve, që përmenden herë pas here."