1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina do të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë

mak/as (dpa, afp, rtr) / Esat Ahmeti16 Dhjetor 2013

Ukraina po afrohet gjithnjë e më shumë me Rusinë. BE përsëriti ofertën e saj të bashkëpunimit me Kievin - por jo pa kushte.

https://p.dw.com/p/1AacT
Putin und Janukowitsch Treffen 04.02.2013
Fotografi: Reuters

"Dera e Bashkimit Evropian është ende e hapur për Ukrainën", tha ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në një takim me homologët e tij të BE-së në Bruksel. Homologu i tij britanik William Hague shtoi: "Ukraina duhet të jetë në gjendje të vendosë pa presion të jashtëm."

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Füle ka njoftuar të dielën përmes shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter se Komisioni Evropian dëshiron të vazhdojë diskutimet me Ukrainën dhe presidentin e saj, Viktor Janukoviç vetëm do të ketë një detyrim të qartë për nënshkrim. Por pas anulimit të nënshkrimit të planifikuar të marrëveshjes të asociim-stabilizimit ndërmjet BE-së dhe Ukrainës tri javë më parë kjo duket të jetë e pamundur. Në këtë mënyrë praktikisht ngrihen negociatat ndërmjet BE-së dhe Ukrainës.

Në foto, Viktor Janukoviç dhe Stefan Füle
Në foto, Viktor Janukoviç dhe Stefan FüleFotografi: picture alliance/AP Photo

Rusia është duke joshur Ukrainën me kredi miliardshe

Rusia ndërkohë i ka ofruar shtetit fqinj, i cili ndodhet në prag të falimentimit ndihma financiare në lartësi prej miliardash. Pavarësisht demonstratave pro-perëndimore në Kiev udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, dhe presidenti ukrainas Janukoviç do të nënshkruajnë të martën një paketë marrëveshjesh.

Ndër të tjera bëhet fjalë për ulje të çmimit për furnizimet me gazin rus. Gjithashtu do të fillojnë projekte të përbashkëta në fushën e energjisë dhe bujqësisë, si dhe në transport. Bashkëpunimin e ngushtë me Kievin Moska e ka ofruar me kusht që Ukraina të heqë dorë nga partneriteti me BE-në.

Opozita ka frikë se presidenti Janukoviç mund t'i përgjigjet pozitivisht edhe propozimit të Putinit për t'iu bashkuar një bashkimi doganor me Bjellorusinë dhe Kazakistanin, të udhëhequr nga Rusia.