1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina mes Moskës dhe BE-së

Eugen Theise/Eliana Xhani7 Janar 2013

Kievi ndodhet në udhëkryq mes afrimit me BE-në dhe anëtarësimit në unionin doganor të Rusisë. Vëzhguesit nuk besojnë se këtë vit do të merret një vendim përfundimtar.

https://p.dw.com/p/17FFb
Fotografi: Fotolia/Oleksiy Kyslenko

Marrëveshja e asociimit mes Ukrainës dhe BE-së, e cila parashikon edhe një zonë të lirë tregtie, është ende pezull. BE kritikon deficitet në demokraci në Ukranië dhe kërkon lirimin e të burgosurve politikë, ndër të tjera të ish-kryeministres Julia Timoshenko. Moska e shfrytëzon situatën e nderë mes Kievit dhe Brukselit për të inkurajuar Ukrainën të hyjë në bashkimin doganor me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin. Javët e kaluara për këtë javë zhvilluar bisedime intensive mes zyrave të presidentëve Viktor Janukoviç dhe Vladimir Putin.

Pritej që presidenti ukrainas gjatë vizitës së tij në Moskë në 18 dhjetor 2012 të nënshkruante një sërë dokumentesh. Por pak orë para nisjes vizita u anulua. Të dy qeveritë deklaruan më pas se takimi ishte shtyrë në një kohë të pacaktuar. "Për dokumentet duhet të punohet më tej në nivel ekspertësh", u tha. Se për çfarë dokumentesh bëhej fjalë me saktësi, nuk u bë e ditur për publikun.

BE kritikon deficitet në demokraci në Ukranië
BE kritikon deficitet në demokraci në UkraniëFotografi: Georges GobetAFP/Getty Images

Shprëse për ulje të çmimit të gazit

Eksperti rus për ekonominë Michail Deljagin, në një intervistë me DW, nuk përjashton që Ukraina këtë vit të hyjë në unionin doganor. "Në kuadër të unionit doganor Ukraina mund të paguajë më pak për importet e gazit." Për Ukrainën e cila është e varur nga furnizimet me gaz nga Rusia, kjo është "çështje jetike dimrin e ardhshëm", thotë eksperti rus.

Sipas Deljagin, anëtarësimi në unionin doganor do të ishte me përparësi si për Ukrainën, ashtu edhe për vende, të cilat i përkasin tashmë këtij bashkimi ekonomik, pra për Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin. "Rusisë kjo i jep mundësinë të vërë në jetë shumë projekte të përbashkëta, para së gjithash në prodhimin e makinerive. Bashkë me Ukrainën, Rusia mund të fitonte shumë para", thotë eksperti rus.

Edhe kryeministri ukrainas Nikolai Asarov, tërheq vëmendjen ndaj një avantazheve të një bashkëpunimi më të ngushtë me Moskën. Argumenti kryesor është mungesa e aftësisë konkurruese të shumë produkteve ukrainase në tregun evropian. "Çfarë livrojmë ne në vendet e bashkimit doganor? Ato çfarë nuk shesim dot në tregje të tjera: produkte nga prodhimi i makinerive, tubat tanë, e kështu me radhë", tha Asarov në një intervistë televizive në Ukrainë.

ARCHIV - Der ukrainische Ministerpräsident Nikolai Asarow bei einer Pressekonferenz am 20.01.2012 in Kiew. Sechs Wochen nach der Parlamentswahl in der Ukraine hat Präsident Janukowitsch den amtierenden Regierungschef und Parteifreund Nikolai Asarow erneut für das Amt als Premier nominiert. Das teilte der Pressedienst des Staatschefs am 09.12.2012 in Kiew mit. EPA/SERGEY DOLZHENKO +++(c) dpa - Bildfunk+++
Kryeministri ukrainas Nikolai AsarovFotografi: picture-alliance/dpa

Përparësitë e afrimit me BE-në

Presidenti Janukoviç ende nuk ka marrë pozicion të qartë. Ekonomisti nga Kievi, Ihon Burakovskij, shpreson që "ai të marrë të vetmin vendim të mirë për Ukrainën": krijimin e një zone të lirë me BE-në. "Anëtarësimi në unionin doganor në këmbim të gazit më të lirë, do të ishte një vendim dritëshkurtër. Shteti do të demonstronte kështu paaftësinë e tij për zbatimin e reformave ekonomike, hapjen e tregjeve të reja dhe ndryshimin e regullave aktuale për ndryshimin e vendit, në mënyrë që ai të bëhet më interesant për biznesmenët ukrainas dhe të huaj", thotë Burakovskij.

Sipas ekspertit përshtatja e sistemit ekonomik ukrainas me rregullat e BE-së, siç parashikohet në marrëveshjen e asociimit, do të përmirësonte ndjeshëm klimën e investimeve në vend. Një thellim i bashkëpunimit me vendet e unionit doganor është i mundshëm edhe pa anëtarësim, mendon Burakovskij.

Por pjesa më e madhe e vëzhguesve mendojnë se në trekëndëshin "Ukrainë-Rusi-BE" nuk do të ketë ndryshime as këtë vit. Anders Aslund, ekspert për ekonominë dhe anëtar bordi në universitetin privat "Kyiv School of Economics", i referohet interesave në botën e biznesit në Ukrainë. Oligarkët ukrainës shpresojnë për tregje të reja shitje në Evropë. Sipas Aslund, deklaratat e Putinit për përfshirjen e Ukrainës në unionin doganor, synojnë në radhë të parë votuesit rusë. Por për Moskën unioni doganor nuk është profitabël.

Odessa Hafenfabrik, Teil der Hafeninfrastruktur in der ukrainischen Hafenstadt Odessa am Schwarzen Meer. Copyright: gemeinfrei Quelle: Wikipedia
Fabrikë në OdesëFotografi: gemeinfrei

Kërcënohet Janukoviç nga humbja e pushtetit?

"Ukraina nuk do të dalë as në 2013 nga qorrsokaku ku e ka futur Viktor Janukoviçi", mendon eksperti suedez Aslund. Janukoviç nuk do ta lërë të lirë as ish-kryeministren Timoshenko, për të përmirësuar raportet me BE-në.

Ekspertët presin krizë ekonomike në Ukrainë. "Produkti i Brendshëm Bruto do të bjerë dhe do të ketë dhe zhvlerësim të monedhës vendase." Në fund Janukoviç do ta humbasë pushtetin, shpreh bindje ekonomisti suedez. Aslund beson se nën qeverisjen e Janukoviçit reformat e ekonomisë së tregut janë të pamundura. "Qeveria e tij është shumë e paaftë dhe e korruptuar", thotë eksperti.