1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

UNESCO dhe Evropa: Një marrëdhënie në krizë?

Aya Bach / Esat Ahmeti26 Maj 2013

Evropa ka më shumë vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s se gjithë "pjesa tjetër e botës": Kontinenti i vogël është i lidhur ngushtë me organizatën kulturore. Por sa e fuqishme është kjo dashuri me të vërtetë?

https://p.dw.com/p/18dun
Fotografi: picture-alliance/dpa

Atë e ka katedralja e Këlnit, qyteti i Venedikut apo rruga e pelegrinazhit në Santiago de Compostela: titullin e lakmuar të "trashëgimisë botërore". 378 vende të ttilla të shënuara gjenden vetëm në Evropë. E gjithë pjesa tjetër e botës së bashku ka vetëm 367. Ka kohë që UNESCO është duke u përpjkeur për të kapërcyer këto vështirësi euro-centrike. Por deri tani, Evropa është në avantazh - pikërisht në çështjen e trashëgimisë kulturore, e cila është më popullore në mbarë botën se çdo aktivitet tjetër i UNESCO-s. Por çfarë mund të nënkuptohet nga kjo, se kontinenti evropian dominon në UNESCO apo se ai angazhohet veçanërisht në Organizatën e kulturës së Kombeve të Bashkuara?

Në fakt, Evropa ka pasur aty fjalën kryesore për dekada: në vitin 1943, në Luftën e Dytë Botërore në Londër u takuan ministrat e Arsimit të tetë vendeve aleate evropiane në mënyrë që të sjellin në jetë projektin për një institucion arsimor dhe kulturor ndërkombëtar. Pikëpamjet e tyre ndikuan edhe në themelimin e UNESCO-s në vitin 1945. Krejt lart në rendin e ditës: nëpërmjet dialogut të arrihet paqja botërore.

Të drejtat e njeriut dhe demokracia

Trashëgimi kulturore prej vitit 1996: Katedralja e Kölnit
Trashëgimi kulturore prej vitit 1996: Katedralja e KölnitFotografi: picture alliance/Bildagentur-online/Falkenstein

Çuditërisht shumë shpejt, në vitin 1951 në këtë organizatë u pranua edhe Republika Federale e Gjermanisë. UNESCO ishte një nga organizatat e para ndërkombëtare që pas epokës së krimeve naziste i hapi rrugën Gjermanisë për tu kthyer në gjirin e komunitetit ndërkombëtar: kështu morri fund izolimit kulturor dhe politik që kishte ndodhur nën Hitlerin. Kjo ishte një arsye e mjaftueshme për Gjermaninë për t'u angazhuar veçanërisht në UNESCO. Pas përvojës shkatërruese të luftës, gjenocidit dhe diktaturës, vlerat e UNESCO-s ishin të qarta: humanizmi, të drejtat e njeriut dhe demokracia ishin në qendër të vëmendjes. Vlera që u luftuan dikur në Evropë dhe nuk kanë arritur të realizohen përfundimisht as në shekullin e 21-të. Por cili është sot angazhimi i shteteve evropiane në organizatën kulturore të OKB-së?

Një bilanc i zymtë u nxorr në takimin e përgjithshëm vjetor të Komisionit të UNESCO-s gjermane (DUK) në Bon: Rolin kryesor të cilin e kishin për dekada të tëra Gjermania dhe Evropa është zhdukur, ankohet Hans d'Orville nga drejtoria e përgjithshme për Planifikim Strategjik në UNESCO. "Ne mund të jemi shumë më të fortë këtu", thotë d'Orville "duke bashkëpunuar me të tjerët dhe duke treguar se çfarë mund të kontribuojmë ne si evropianë." Evropianët mund të jenë të dobishëm si dikur përmes informimit, reflektimit dhe aftësisë për të kritikuar. Shumë shpesh këto sakrifikohen në altarin e suksesit ekonomik.

Selia qendrore e UNESCO-s në Paris
Selia qendrore e UNESCO-s në ParisFotografi: dapd

Vlera evropiane: "Evropa duhet të jetë konsekuente!"

Më tepër prani evropiane dëshiron edhe ambasadorja e Brazilit në UNESCO, Maria Laura da Rocha: "Evropa gjithmonë flet për krizën e saj, aty ka shumë pesimizëm.  Ne nuk e shohim gjendjen kështu. Tani ka ardhur momenti për zgjidhje të përbashkëta!". Kontinenti evropian aktualisht është duke u marrë shumë me vetveten. Edhe presidenti i Komisionit gjerman të UNESCO-s, Walter Hirche thotë se Evropa duhet ta marrë më shumë detyra përsipër: "Ne duhet të shmangim që të fitojnë peshë pikëpamjet e brendshme. Ne duhet që bashkarisht të shohim më shumë jashtë Evropës dhe të bëjmë parim dialogun dhe hapjen. "Aty duhet të bëj pjesë edhe ndershmëria. Sidomos kur është fjala për vlerat, për të cilat Evropa është aq krenare. Përvoja jonë në Afrikë thotë: kur bëhet fjalë për demokracinë atëherë duhet të prijë Evropa. Por ne shohim se si Evropa për arsye ekonomike dhe politike nuk shikom me shumë kujdes kur është fjala për qeveritë shumë jodemokratike në Afrikë. E njëjta gjë vlen edhe për të  drejtat e njeriut", thekson Augustini Lungomare-Okurut, sekretare e përgjithshme e komisionit të UNESCO-s në Ugandë. "Unë e pyes veten: a është kjo një vlerë që unë duhet të marrë nga Evropa? Të kthesh kokën mënjanë kur gjërat nuk shkojnë aq mirë?. Kjo nuk më pëlqen. Evropa duhet të jetë konsekuente. Nëse demokracia është e mirë për Evropën atëherë duhet të jetë e mirë edhe për Afrikën."