1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon vizita e Presidentit gjerman Christian Wulff në Rusi

13 Tetor 2010

Presidenti gjerman Christian Wulff po viziton Moskën, ku u takua me autoritetet më të larta ruse. Vizita realizohet nën moton "Gjermania dhe Rusia - partnerë për modernizim".

https://p.dw.com/p/PdPm
Christian Wulff në Rusi
Christian Wulff në RusiFotografi: AP

Nderime ushtarake për presidentin gjerman Christian Wulff, i cili ka shkuar për vizitë katërditore në Rusi. Ai do të vizitojë Moskën, por edhe perifërinë e saj. Dhe vetë ky fakt është pranuar mirë në Moskë.

Ardhja e Wulffit me një delegacion biznesi është regjistruar me dashamirësi në mediat ruse. Kjo ushqen shpresën për investime të reja gjermane.

Presidenti gjerman dëshiron të informohet po ashtu edhe për nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut në Rusi. Ludmila Alexejeva është njëra ndër aktivistet për të drejtat civile, me të cilët Wulf dëshiron të takohet.

„Kur në Rusi nuk qëndrojnë vlerat e njëjta, nëse këtu shkelen të drejtat e njeriut, kjo s´ka domethënie të mirë për marrëdhëniet ekonomike në mes të të dyja vendeve", thotë Ludmila Alexejeva.

Wulff thotë se këtu dëshiron të ofrojë një partneritet modernizimi me Gjermaninë
Wulff thotë se këtu dëshiron të ofrojë një partneritet modernizimi me GjermaninëFotografi: picture-alliance/dpa

Aktivistët e të drejtave civile ankohen se me Medvedevin deri tani nuk është shënuar ndonjë hap përpara, sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut. Edhe investitorët gjermanë kritikojnë se Kremlini ka bërë shumë pak për luftimin e korrupsionit dhe të burokracisë.

Vizitë e vështirë shtetërore

Wulff thotë se këtu dëshiron të ofrojë një partneritet modernizimi me Gjermaninë dhe me këtë ai nuk mendon vetëm për ekonominë për edhe për shoqërinë civile në Rusi.

"Presidenti Medvedev ka plotësisht të drejtë kur thotë se modernizimi nuk është i rëndësishëm vetëm për erkonominë por edhe për strukturat e përgjithshme shtetërore dhe shoqërore", deklaroi presidenti gjerman Christian Wulff në fjalimin e sotëm para studentëve të Moskës.

Kusht për këtë modernizim është një demokraci funksionuese. Këtu bëjnë pjesë liria e mendimit dhe e tubimeve, sistemit i pavarur gjyqësor, një opozitë e fortë dhe liria e medias, e cila denoncon padrejtësitë dhe paraqet alternativa". Demokracia nuk është "çrregullim por angazhim për gjetjen e rrugës më të mirë", theksoi presidenti gjerman.

Shumë çështje do të bisedohen edhe nga Medvedevi
Shumë çështje do të bisedohen edhe nga MedvedeviFotografi: AP

Para fjalës së tij në Shkollën e Lartë për Ekonomi në Moskë, presidenti Wulf zhvilloi një bisedë me patriarkun rus Kyrill për të drejtat e njeriut dhe te drejtat qytetare. Të martën, Vulff bisedoi hollësisht me presidenti rus Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin për partneritetin e modernizimit.

Partneritet modernizimi

Për të është planifikuar një udhëtim i krerëve shtetërorë me tren nga Moska për në qytetin Tverqë është i binjakëzuar me Osnabrykun, qytetin e lindjes se Wulffit.

Për vizitën katërditore të presidentit gjerman në Rusi, gazeta qeveritare "Rosiskaja Gazeta", ndër të tjera shkruan: "Presidenti Christian Wulff gjatë takimit me homologun e tij, Dimitri Medvedev, theksoi se 'Populli gjerman miqësinë me Rusinë, pas gjithë asaj që ka ndodhur, e ndjen si një dhuratë të madhe'. Presidenti gjerman u prezantua si një vëzhgues i vëmendshëm i modernizimit në Rusi, duke shprehur nevojën për përmirësimin e sundimit të ligjit“.

Shumë çështje do të bisedohen edhe nga Medvedevi, Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy gjatë samitit në Deauville, me 18 dhe 19 tetor.

Autor: Alexandra von Nahmen/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Aida Cama