1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vojvodina mbetet "proevropiane"

22 Qershor 2012

Sipas të gjitha gjasave, në Kuvendin e Vojvodinës koalicionin qeverisës do ta përbëjnë partitë proevropiane. Sipas analistëve, votuesit në Vojvodinë janë racionalë dhe nuk votojnë për hakmarrje.

https://p.dw.com/p/15JnR
Parlamenti i Vojvodinës
Parlamenti i VojvodinësFotografi: Dinko Gruhonjic

Shtyllën e koalicionit proevropian në Vojvodinë do ta formojnë prapë deputetët e Partisë Demokratike, Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës dhe Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës. Edhe në 12 vitet e fundit kjo shumicë vetëm është konfirmuar nga partitë e tjera.

Ky është përfundimi logjik i rezultateve të zgjedhjeve në Vojvodinë, sipas të cilit Partia Demokratike fitoi 58 vende, ndërsa Partia Përparimtare Serbe vetëm 22. Koalicioni i mbledhur rreth Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) fitoi 13 vende dhe se a do të jetë ai pjesë e koalicionit qeverisës në krahinë varet kryesisht nga rezultati i negociatave për qeverinë republikane. Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës fitoi 10 vende, shtatë SVM, pesë radikalët, DSS katër dhe LDP fitoi një ulëse në Kuvend.

Marrja parasysh e specifikës së Vojvodinës

Politologu Dushko Radosavljeviq vlerëson për Deutsche Welle-n se ka ardhur koha që në nivel shtetëror më në fund të merret parasysh vullneti i veçantë i qytetarëve të Vojvodinës: "Kjo do të thotë absolutisht se tani çdo vullnet politik, pavarësisht nëse ai është dashamirës ndaj Vojvodinës apo jo, duhet të llogarisë me Vojvodinën. Kjo për faktin se mënyra se si voton Vojvodina nuk është më rastësi. Le të kujtojmë se edhe gjatë kohës së Millosheviqit në Vojvodinë gjithmonë është votuar kundër Millosheviqit dhe atë me shumicë. Kjo do të thotë se përfundimisht dikush duhet të ulet dhe të mendojë nëse për asgjë tjetër për atë përse kjo pjesë e Serbisë është ndryshe. Dhe unë mendoj se ajo ndryshon, sepse ajo është racionale dhe nuk voton vetëm për hakmarrje."

Parlament Vojvodina Serbien Novi Sad
Fotografi: Dinko Gruhonjic

Autonomi substanciale?

Megjithatë, në zgjedhjet në Vojvodinë pothuajse të gjitha partitë me përjashtim të Partisë së Socialdemokratëve të Vojvodinës kanë fituar më pak vota se katër vjet më parë. Nedim Sejdinoviq, redaktor i portalit "Autonomia", beson se ky është një argument për tezën se qytetarët e krahinës në të vërtetë kërkojnë artikulimin politik të idesë së autonomisë substanciale:

Sejdinoviq: "Është e qartë se ekzistojnë polarizime midis Vojvodinë dhe pjesëve të tjera të Serbisë. Tani sigurisht që hapet çështja e pozitës së Vojvodinës. Përkatësisht çështja se a ekziston një elitë politike në Vojvodinë që mund të artikulojë politikisht dhe t'i japë peshën e duhur politike disponimit të qytetarëve të Vojvodinës i cili dallon nga disponimi në pjesët e tjera rë Serbisë. Këtu bëjnë pjesë edhe dallimet që ekzistojnë sa i përket mënyrës se si shihet e ardhmja e vendit."

Autor: Dinko Gruhonjiq / Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi