Vritet Top-Terroristi i Hizbollahut Imad Mughniyeh
13 Shkurt 2008Reklamë
Autoritetet siriane deri tani nuk janë prononcuar ende lidhur me këtë rast. Në Bejrut
thuhet se: si pasojë e sulmit me autobombë të kryer në kryeqytetin sirian Damaskë
humbi jetën Imad Mughniyeh. Ai konsiderohet si një prej eprorëve në krahun
ushtarak të Hizbollahut. 'Partia shiite e Zotit' ka shumë ithtarë posaqërisht në jug të
Libanit. Për vite të tëra Izraeli ka mbajtur të pushtuar pjesë të këtij rajoni dhe
Hizbollahu ka luftuar kundër këtij pushtimi deri në pranverën e vitit 2000 kur u
tërhoqën izraelitët.
Hizbollahu akuzon Izraelin të jetë përgjegjës për vrasjen e Mughniyehit. Thuhet se ai
ka qenë organizator i disa rrëmbimeve të izraelitëve. Ndër të tjera theksoshet se ai
qëndronte pas rrëmbimit të dy ushtarëve izraelitë në verën e vitit 2006, një kidnapim
që shtyu Izraelin që të bombardoj për 34 ditë rresht Libanin. Si pasojë patën vdekur
më tepër se 1000 njerëz dhe u shkatërruar pothujase tërë infrastruktura e vendit.
Po tu besojmë të dhënave të shërbimeve të fshehta Imad Mughniyeh nuk ka organizuar vetëm rrëmbimin e qytetarëve izraelitë. Sipas tyre në vitet e 80-ta ai kishte krijuar një rrjet i cili ishte specializuar për rrëmbimin e qytetarëve perëndimor.
Kjo ishte koha kur libanezi i lindur në Tyrus në vitin 1962 po luftonte në Fatahun e Jaser Arafatit. Në vitin 1982 ai bëhet shef i shërbimit të fshehtë të Hizbollahut. Nga kjo pozitë mendohet se ai ka organizuar atentate ndaj ambasadës amerikane, një kazerne të marinës amerikane dhe një kazerne të ushtarëve francez. Si pasojë e këtyre sulmeve jetën patën humbur më tepër se 360 njerëz.
Këto sulme e futën atë në listën e të kërkuarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francës, vetëm dy prej 42 shteteve të cilat në fund po e kërkonin atë. Ai akuzohet edhe për rrëmbimin e një avioni në vitin 1985 si dhe sulmi ndaj një qendre hebreje në vitin 1994 në Buneso Aires. Por zbulimi i tij ishte tepër i vështirë pasi që sic mësohet nga burime iraniane ai kishte bërë operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij. Deri në fillimin e marshimit të amerikanëve në Irak ai me pasaportë të falsifikuar ka lëvizuar nga Libani në Siri, Pakistan, Afganistan, Iran dhe Irak.

Reklamë