1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

WAZ i shet rusëve gazetën serbe "Politika"

Der Spiegel18 Korrik 2012

Skandal mediash në Beograd. Koncerni mediatik WAZ i ka shitur një firme ruse pjesën që ka në gazetën e përditshme më të vjetër dhe më me ndikim në Serbi, gazetën "Politika".

https://p.dw.com/p/15ZQ0
Shtëpia e Botimit "Politika" në Beograd
Shtëpia e Botimit "Politika" në BeogradFotografi: DW

Skandal mediash në Beograd, shkruan revista gjermane "Der Spiegel". Koncerni mediatik WAZ i ka shitur një firme ruse pjesën që ka në gazetën e përditshme më të vjetër dhe më me ndikim në Serbi, gazetën "Politika". Kjo ka shkaktuar protesta të shoqatave të gazetarëve

Shoqata e gazetarëve serbë flet për një skandal. Dy vjet pas njoftimit se do të largohet nga Serbia, grupi mediatik i Essenit, WAZ ("Westdeutsche Allgemeine Zeitung") ka shitur pjesën e vet në të përditshmen e Beogradit "Politika". Sipas një dokumenti të publikuar nga autoritetet serbe të tregtisë (APR), sipërmarrja East Media Group me qendër në Moskë ka blerë pjesën 50 përqind të WAZ-it. 50 përqindshi tjetër i përket shtetit serb.

Exterior view on the headquarters of the WAZ Media Group in the western German city of Essen on Wednesday, June 12, 2002. German Commerzbank, German publishing group WAZ and U.S. Columbia Tristar gave a first bid to take over the insolvent KirchMedia group, a spokesperson of the Commerzbank confirmed Wednesday, June 12, 2002. Commerzbank and WAZ plan to buy a 40 percent stake in KirchMedia, Columbia wants to take over a 20 percent stake, according to the spokesperson. (AP Photo/Michael Sohn)
Hauptquartier der WAZ -Gruppe in EssenFotografi: AP

Shoqata e Gazetarëve të Serbisë deklaroi se është "shokuar" për shitjen tek një "firme krejtësisht e panjohur". Qeveria duhet të informojë publikun për detajet e "transaksionit skandaloz".

Një zëdhënëse e grupit WAZ nuk ka dashur të komentojë lajmin, citon "Der Spiegel", agjencinë gjermane të lajmeve dpa. Grupi mediatik nga Essen-i, WAZ është prezent në Serbi që në tetor 2001. Në gazetat e saj bëjnë pjesë "Politika", "Sportski Zurnal" dhe "Dnevnik". WAZ është përpjekur me vite të tëra të blejë gazetën "Novosti", por transaksioni është penguar për arsye politike.