1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Miqësi e pazëvendësueshme"

22 Janar 2013

Më 22 Janar miqësia mes Gjermanisë dhe Francës shënoi 50 vjetorin e saj. Kjo miqësi paraqet themelin e shumë zhvillimeve në Evropë, pohon ministri i Jashtëm Guido Westerwelle, në një intervistë për DW.

https://p.dw.com/p/17N6d
Helmut Kohl dhe Francois Mitterrand në Verdun të Francës
Helmut Kohl dhe Francois Mitterrand në Verdun të FrancësFotografi: MARCEL MOCHET/AFP/Getty Images

Zoti ministër, kaluan 50 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Élysée, 50 vjet nga pajtimi gjermano - francez. Çfarë do të thotë kjo për vendin tonë?

Guido Westerwelle: Fillimisht do të thotë se me miqësinë gjermano-franceze kemi krijuar një xhevahir të vërtetë në thesarin tonë evropian. Por natyrisht që kjo është edhe një shtyllë qendrore për të dy kombet tona. Kur ta mendosh se mes qyteteve gjermane dhe franceze kemi rreth 2000 marrëveshje partneriteti, atëherë shihet e gjithë gjërësia e këtyre marrëdhënieve. Një kanal televiziv gjermano-francez, ushtarët të cilët bashkëpunojnë në brigada të caktuara. Para 50 vitesh ka fillur e gjitha dhe këto zhvillime kanë marrë një kahje me vërtetë të mrekullueshme.

Mendoni se pajtimi gjermano - francez i nënshkruar nga presidenti De Gaulle dhe kancelari Adenauer ishte themeli i një historie të jashtëzakonshme suksesi në këtë kontinent?

Guido Westerwelle: Ajo ishte një bazë mbi të cilën u ngrit miqësia mes popujve. Unë vetë kam përjetuar shoqëritë gjermano - franceze që në kohën e rinisë, në Rajnland. Bashkëpunimi dhe shoqëria mes të rinjve dëshmojnë këtë histori suksesi. Ne jemi vizituar shpesh mes vete dhe kemi shkruar letra.

Guido Westerwelle në intervistë me Deutsche Welle
Guido Westerwelle në intervistë me Deutsche WelleFotografi: DW/M. Hoffmann

Shikojmë pak në historinë 50 vjeçare ku ka pasur çifte të ndryshme të bashkëpunimit politik: Charles De Gaulle/Konrad Adenauer, Helmut Schmidt/Valéry Giscard d'Estaing, Helmut Kohl/François Mitterrand por edhe Gerhard Schröder/Jacques Chirac. E veçanta e këtyre çifteve është që duket se edhe ata që vijnë nga parti të ndryshme politike kanë pasur një mirëkuptim të jashtëzakonshëm. Është edhe kjo një pjesë e suksesit të këtij partneriteti?

Guido Westerwelle: Besoj se për këtë nuk ka ndonjë ligj apo rregull dhe varet prej personaliteteve të caktuara. Po e vërej edhe vet tani në bashkëpunimin me ministrat e jashtëm në Evropë. Bashkëpunimi i tejkalon përkatërsitë partiake. Këtu ose kuptohesh ose nuk kuptohesh me një politikan tjetër. W zhvillosh një raport të mirë personal në politikë, kjo është e ngjashme si në jetën normale. Ne kemi pasur fat që bartësit e përgjegjësisë në Francë dhe Gjermani në kohën e pasluftës raporte gjithmonë të mirë, të cilat ndonjë herë janë zhvilluar pas vështirësive në fillim, por të gjithë ata kanë gjetur një pikë të përbashkët. Edhe tani kemi një situatë të këtillë.

Merkel Hollande Friedensnobelpreis Oslo
Merkel dhe HollandeFotografi: Reuters

Pra fjala ëhtë për Angela Merkel dhe François Hollande. Mendoni se pas mosmarrëveshjeve të para, ata do të bëhen një çift i mirë në raportet gjermano-franceze?

Guido Westerwelle: Mendoj se kjo është e mundur. Ne të gjithë do të përpiqemi që kontaktet mes tyre të jenë të suksesshme. Me Alain Juppé - paraardhësi i ministrit të tanishëm të Jashtëm Laurent Fabius  - kam pasur në fillim diskutime rreth disa çështjeve. Dhe më pas kemi pasur raporte të shkëlqyeshme pune. Me Laurent Fabius kemi tani një bashkëpunim shumë të ngushtë. Kur shikoj në Evropë dhe në botë, besoj se nuk ka gati asnjë çift politik që bashkëpunon kaq mirë si Gjermania dhe Franca.

Gjermania dhe Franca janë motor i zhvillimeve në Evropë, që katë bëjë edhe me zgjerimin deri në 27 anëtar të Bashkimit të sotëm Evropian. Së shpejti me Kroacinë do të bëhen 28. Mendoni se ky motor është i domosdoshëm për përparimet në Evropë dhe për arritjen e marrëveshjeve?

Guido Westerwelle: Franca dhe Gjermania janë me të vërtetë për hapat e integrimit në Evropë një conditio sine qua non, pra një parakusht i domosdoshëm. Kjo nuk do të thotë se vetëm këto dy vende mjaftojnë, por nëse Gjermania dhe Franca nuk janë dakord, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për zgjerimin evropian. Megjithatë është me rëndësi të thuhet se ne kemi raporte shumë të ngushta edhe me partnerët dhe fqinjët e tjerë.  Unë angazhohem shumë që në këtë miqësi të futet gjithnjë e më shumë edhe Polonia si fqinje jonë lindor dhe në këtë drejtim janë arritur disa marrëveshje shumë të rëndësishme. Për shembull, ëshë hapur kufiri në drejtim të Kaliningradit me Rusinë, që nuk ishte e vetkuptueshme kur shikon historinë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Parisit dhe Berlinit mund të plotësohet edhe me afërsinë me Varshavën.

Intervistoi Alexander Kudascheff