1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wulfi lufton për postin dhe emrin e tij

19 Dhjetor 2011

Megjithë kritikat për kredinë e tij private Presidenti gjerman Wulff do të qëndrojë në detyrë. Ai paraqiti një listë me vendet ku ka kaluar më parë pushimet. A merr fund debati për lidhjet e tij si politikan me biznesin?

https://p.dw.com/p/13Vgx
Presidenti gjerman Christian Wulff
Presidenti gjerman Christian Wulff

Presidenti gjerman Christian Wulff hidhet në ofensivë: Pas kritikës së re për marrëdhëniet me sipërmarrës të pasur avokatët e tij publikuan një listë udhëtimesh private për pushime, gjatë të cilave ai ka qenë mysafir miqsh afaristë. Sipas saj Wulff kaloi gjatë kohës si kryeministër i Saksonisë së Ulët midis viteve 2003 dhe 2010 gjashtë pushime te shokët, ndër të tjera në Spanjë dhe Itali. Më parë Wulff qe shprehur për të parën herë në lidhje me një kredi private të diskutueshme duke theksuar, se nuk jep dorëheqje. Unë jam në gjendje të mbaj përgjegjësinë për atë që kam bërë, tha Wulff, i cili mban prej 2010-s postin më të lartë shtetëror gjerman. Wulff gjendet në kritikë, sepse si kryeministër i Saksonisë së Ulët pati marrë nga një çift sipërmarrës mik një kredi shtëpie prej 500.000 eurosh dhe këtë me kushte më të favorshme sesa ato të tregut.

Biznesmeni Egon Geerkens
Biznesmeni Egon GeerkensFotografi: picture alliance/dpa

Opozita kritikon ashpër Wulfin

Të Gjelbrit kërkojnë energjikisht që Wulff të nxjerrë të gjitha faktet, para së gjithash sa i takon kredisë. Kryetari i fraksionit, Jürgen Trittin, tha dje në kanalin e parë televiziv gjerman: «Ne presim nga presidenti që ai vetë të krijojë qartësi, qartësi të plotë, qartësi ku nuk ka nevojë të bëhen pyetje pasuese.»

Wulf merr mbështetje nga koalicioni qeveritar

Krerët e partive të përfaqësuara në qeveri i japin mbështetje Wulfit, në rradhë të parë kancelarja Angela Merkel. Zëvendëszëdhënësi i qeverisë Georg Streiter tha në Berlin, se Merkel vazhdon të ketë si dhe më parë besim të plotë te personi i Wulff-it dhe te mënyra e ushtrimit të detyrës prej tij. Eshtë duke bërë gjithçka për t'iu përgjigjur pyetjeve, që i shtrohen atij.

Për kryetarin e liberalëve Philipp Rösler Wulff i është përgjigjur të gjitha pyetjeve
Për kryetarin e liberalëve Philipp Rösler Wulff i është përgjigjur të gjitha pyetjeveFotografi: dapd

Edhe sekretari i përgjithshëm i CDU-së Hermann Grëhe shprehu besimin e tij për Wulffin dhe kërkoi në të njëjtën kohë nga PSD dhe të Gjelbrit, që të gjejnë shpejt respektin e nevojshëm, që i takon një kreu të shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i CSU Alexander Dobrindt e quajti në radion bavareze situatën të sqaruar. Shefi i liberalëve Philipp Rësler është i mendimit se Wulff i është përgjigjhur të gjitha pyetjeve në lidhje me postin e tij .

Autor: E Ajazaj/dpa

Redaktoi: A Verbica