Zëvendëskancelari austriak frenohet për Kosovën | Ballkani | DW | 12.02.2018

Ballkani

Zëvendëskancelari austriak frenohet për Kosovën

Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache ndezi debat me deklaratën e cituar se "Kosova është pa dyshim pjesë e Serbisë". Por zëdhënësi i tij e hodhi poshtë citimin.

Österreich Vereidigung der neuen Regierung in Wien (Reuters/L. Foeger)

Të hënën (12.02) zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache pritet në Beograd për bisedime. Por një citim në fundjavë për Kosovën i ka paraprirë vizitës së tij. Një gazetë beogradase proqeveritare, "Politika" ka cituar në fundjavë zëvendëskancelarin austriak Heinz-Christian Strache (FPÖ). Sipas "Politika" Strache ka thënë se "Kosova është padyshim pjesë e Serbisë." Një deklaratë kjo që bie ndesh me politikën e deritanishme të Austrisë, e cila ka qenë ndër shtetet e paraq që e ka njohur Kosovën.

Zëdhënësi i Straches, Martin Glier e hodhi poshtë citimin në bisedë me agjencinë austriake të lajmeve, APA. Sipas tij Strache nuk e ka thënë këtë në intervistë. Austria "e ka njohur Kosovën si një nga vendet e para dhe është që atëherë përkrahëse e fuqishme e Kosovës."

Eurodeputeti austriak i partisë konservatore austriake, ÖVP, Othmar Karas reagoi me zemërim pas intervistës. "Ky sulm i ri kundër rendit të paqes në Ballkan" e bën atë "të tronditur dhe e lë pa fjalë". Edhe Claudia Gamon nga liberalët e rinj ka shprehur kritikë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. "Zëvendëskancelari dhe partia e tij nuk heqin dorë nga fitilat në Ballkan". Ndërsa Lëvizja Paneuropiane e Austrisë thekson se ka "shkundur kokën  prej habisë" me thëniet e Straches që "dukshëm i kanë shpëtuar zhvillimet e kohëve të fundit në Ballkan". Deri më tani nuk është folur për një regjistrim audio të intervistës.

 

la/dpa,apa

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو