1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhje vendimtare për Serbinë

Goran Goic1 Shkurt 2008

Zgjedhja e Tomislav Nikolicit nuk shihet me sy të mirë jo vetëm nga Uashingtoni apo Brukseli por as edhe nga Moska.

https://p.dw.com/p/D0tU
Dy rivalët: Tomislav Nikolic Boris TadicFotografi: picture-alliance/ dpa
Presidenti Tadic i quan zgjedhjet e tanishme ne Serbi si zgjedhje vendimtare dhe u ka bërë thirrje në radhë të parë të rinjve që ta kuptojnë se me këto zgjedhje ata vendosin për të ardhmen. "Unë besoj se pikërisht ideja që Serbia gjendet përpara një momenti vendimtar do të jetë edhe element vendimtar për këto zgjedhje." - shprehet Dushan Relic, ekspert për Evropën Juglindore pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin.
Serbien Wahlen Anhänger Tomislav Nikolic
Pasuesit e nacionalistit Tomislav NikolicFotografi: AP
Të rinjtë, sidomos votat e atyre që votojnë për herë të parë, janë sigurisht vendimtare për këto zgjedhje. Por nuk duhet harruar se zgjedhësit e partisë radikale serbe janë mjaft të disiplinuar dhe se ata nuk mungojnë asnjëherë në votime dhe se për radikalët nuk votojnë vetëm brezi i vjetër, apo njerëzit me shkollë të ulët, por edhe një pjesë e të rinjve, të cilët përballen me probleme socialo-ekonomike dhe që e ndjejnë veten të lënë pas dore prej perëndimit sa i përket çështjes së Kosovës.
Edhe BE-ja ka bërë gabimet e veta ndaj Serbisë dhe Ballkanit perëndimor
Por edhe BE-ja ka bërë gabimet e veta ndaj Serbisë sa i përket politikës së zgjerimit, gjë që gjen shprehjen e vet në nënshkrimin e një marrëveshjeje të ndërmjetme, e cila në këtë formë nuk parashikohet në politikën e zgjerimit të BE-së. Ky hap pasqyron më tepër përçarjen në radhët e BE-së dhe nuk është patjetër shprehje e ndonjë politike të caktuar ndaj Beogradit. Këtë gjë e vënë re edhe qytetarët serbë. Dhe një gjë e tillë e ul dhe shkallën e besimit ndaj BE-së dhe perspektivës për anëtarësim në BE, sepse kushtet që u vë BE-ja për anëtarësim vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë më të ashpra se ndaj vendeve të tjera.
Si Uashingtoni, Brukseli apo Moska janë kundër zgjedhjes së Nikolicit
Edhe pse në krahasim me ato të kryeministrit të drejtat e presidentit në Serbi janë të kufizuara, në rast se Tomislav Nikolic do t'ia dalë mbanë të zgjidhet president i Serbisë pasojat për Serbinë nuk do të jenë të mira. Së pari vetë në Serbi do të thellohej më tej përçarja e shoqërisë, së dyti vendet fqinjë nuk do të ishin shumë të kënaqura me zgjedhjen e një njeriu, që dikur bënte thirrje për Serbinë e madhe, dhe së fundi as Uashingtoni, as Brukseli dhe as Moska. Moska ka bërë të qartë gjatë dhjetë-pesëmbëshjetë ditëve të fundit se Moska do të preferonte Tadicin. Kjo është e rëndësishme, sepse Moska ka bërë të qartë që nuk do ta ishte e kënaqur, që në Ballkan të krijohej një vend si Bjellorrusia me një president si Lukashenko me veprimet e tij të paparashikueshme.