1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Rusi: Putini fiton, po cilat parti të tjera garojnë?

4 Dhjetor 2011

Shtatë parti janë në garë në zgjedhjet parlamentare në Rusi. Vetëm katër prej tyre kanë shansin të futen në parlamentin rus. Për t'u futur në Dumën ruse partitë duhet të kalojnë kufirin prej 7% .

https://p.dw.com/p/13MGy
Putini, kryetari i Rusisë së bashkuar
Putini, kryetari i Rusisë së bashkuarFotografi: picture alliance/dpa

Zgjedhjet parlamentare në Rusi zhvillohen nën hijen e akuzave për manipulime dhe keqtrajtim të vëzhguesve. Partia e kryeministrit Vladimir Putin parasheh fitoren, por sipas të dhënave të veta, pret të mos e arrijë mazhorancën e dy të tretave.

Por kush janë partitë garuese?

Rusia e bashkuar: Partia është krijuar në vitin 2001 dhe ka ariun si simbol të saj, kjo parti dominon peizazhin politik në Rusi. Kryetar i saj është Vladimir Putini, si kandidat i saj në garë për zgjedhjet e Dumës, futet Dmitri Medvedev. Por asnjëri nga duoja e famshme nuk është anëtar partie. Kritikët e quajnë këtë parti si "partia e hajdutëve dhe makutëve".

Genadi Sjuganow, kryetari i partisë komuniste
Genadi Sjuganow, kryetari i partisë komunisteFotografi: AP

Partia komuniste e Federatës Ruse (KPRF): Kjo parti përbën grupin e dytë më të fuqishëm të deputetëve të Dumës. Nën kryetarin, Genadi Sjuganov, kjo parti kërkon shtetëzimin e ekonomisë. Përkrahësit e saj gjenden tek pensionistët dhe nostalgjikët e Bashkimit Sovjetik. Partia komuniste vuan prej vitesh humbjen e elektoratit.

Partia liberaldemokratike (LPDR): Përkundër emrit që mban, kjo parti e drejtuar nga ultranacionalisti, Vladimir Shirinovski është më shumë një lëvizje populiste. Në fushatën zgjedhore, Shirinovski propogandoi "superioritetin e racës ruse" kundrejt njerëzve të Kaukazisë dhe Azisë Qendrore.

Rusia e drejtë: Kjo parti u themelua me orientim të Kremlinit në vitin 2006, kjo me qëllim që të "gjallërohet konkurenca brenda sistemit". Por hyrja e saj në dumën ruse, pas problemeve që janë shfaqur me pushtetmbajtësit, duket e rrezikuar. Kryetar partie është Sergej Mironov.

Ultranacionalisti Vladimir Shirinovski
Ultranacionalisti Vladimir ShirinovskiFotografi: picture-alliance/dpa

Partitë me më pak influencë: Partia e shtresës së mesme, Çështja e drejtë, është një parti opozitare me bashkim të liberalëve dhe patriotëve, që janë anëtarët e larguar të partisë komuniste ruse. Shanset e saj për të kaluar kufirin e shtatë 7% konsiderohen shumë të pakta. 110 milionë rusë votojnë për 450 deputetët e Dumës. Zgjedhjet parlamentare për Dumën shihen si hapi i parë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku Putini dhe Medvedevi kanë këmbyer kandidaturat.

Autor: AG/Arapi

Redaktoi: Bahri Cani