1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në SHBA - Klinton dhe Romnei fitojnë në Nevada

20 Janar 2008

Gara e kandidatëve për presidentë tek demokratët dhe republikanët në SHBA vazhdon të jetë emocionuese.

https://p.dw.com/p/Cv4a
Senatorja demokrate Hillary Rodham ClintonFotografi: AP Photo/M. Spencer Green


Në zgjedhjet në shtetin federal Nevada triumfoi senatorja demokrate Hilari Klinton, ndërsa tek republikanët politikani mormon Mit Romnei.


Klinton: "Ky është një hap më shumë në një rrugë të gjatë mes për mes vendit ku ne paraqesin temat tona popullit".


Por fitorja në shtetin e Nevadës në të kaluarën nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në rezultatin final të përzgjedhjes së kandidatëvve për president. Më e rëndësishme ishte zgjedhja paraprake në shtetin e Karolinës së Jugut. Atje fitorja i takoi senatorit republikan Xhon Mekkein i cili mundi Majk Hakëbinë.

John McCain - Wahlen USA
Sentori republikan John McCainFotografi: AP


Mekkein: "U kërkoj banorëve të Karolinës së Jugut të ndihmojnë të më jepet mundësia t'i shërbej këtij vendi që dua për një kohë më të gjatë."


Zgjedhjet për kandidatin demokrat në Karolinën e Jugut zhvillohen të shtunën e ardhshme. Për kongresin e demokratëve në muajin gusht ku do të caktohet kandidati për president i SHBA Hilari Klinton ka siguruar deri tani 236 vota delegatësh, ndërsa konkurrenti i saj më i fortë brenda partisë Barak Obama 136. Vendimi përfundimtar i të dyja partive për kandidatët e tyre në zgjedhjet presidenciale pritet të merret më 5 shkurt, kur do të zhvillohen zgjedhje paraprake në 24 shtete federale. Zgjedhjet presidenciale zhvillohen më 4 nëntor.