1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

171011 Frankreich 2 Sozialisten

17 Tetor 2011

Ish-kreu i socialistëve francezë, François Hollande, do të jetë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale sfiduesi i presidentit të tanishëm, Nicolas Sarkozy.

https://p.dw.com/p/12tMv
Francois Hollande, do të kandidojë për president për socialistët francezë
Francois Hollande, do të kandidojë për president për socialistët francezëFotografi: dapd

Ish-kreu i socialistëve francezë, François Hollande, do të jetë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale sfiduesi i presidentit të tanishëm, Nicolas Sarkozy. Gjatë një balotazhi të partisë më të madhe opozitare kandidatura e tij mori rreth 56 për qind të votave kundrejt kandidates tjetër, ish-ministres së Punës, Martine Aubry.

Aubry e siguron Hollande për mbështetjen e saj

"Unë kam perceptuar shqetësimet, që prekin të ardhmen tonë të përbashkët: shqetësimet për kaosin e financave, ekseset e globalizimit, problemet e Europës dhe rreziqet e mjedisit. Unë dua t'i bëj të qartë kombit tonë, që Franca mund të gjejë një projekt të ri, që na lejon ne të bëjmë përsëri përparime", tha Hollande pas fitores.

Sipas vlerësimeve votuan rreth tre milionë zgjedhës të majtë. Kryetarja e partisë Martine Aubry, pavarësisht humbjes dëshiron të qëndrojë në postin e saj. Ajo i bëri thirrje partisë për unitet: “Deri të shtunën u zhvillua një debat, ndërsa të dielën u bë zgjedhja. Ne u mblodhëm rreth kandidatëve tanë. Tani ka një ekip francez për ndryshim. Kjo ka të bëjë me vendosjen e një kapitulli të ri në qeverisje pas dhjetë vjetësh të konservatorëve dhe pas pesë vjetësh të Sarkozy-së", deklaroi Aubry.

Hollande: Franca mund të gjejë një projekt të ri për të ecur përpara

Në një votim paraprak të dy këta kandidatë patën marrë shumicën e votave, por jo një shumicë absolute. 57 vjeçari fitoi në balotazh me rreth 12 për qind më shumë se rivalja e tij Aubry. Tre milionë njerëz morën pjesë në votim. Pjesëmarrja është e mundshme për çdo francez, i cili është i njohur me synimet e së majtës politike dhe paguan një tarifë prej një euro. Sarkozy, i cili ndodhet në një popullaritet të ulët, sipas medieve së shpejti do të nisë fushatën e tij zgjedhore. Zyrtarisht ai nuk ka bërë të ditur ende, nëse në prillin e vitit të ardhshëm do të kandidojë për një mandat të dytë.

Autor: Mimoza Cika-Kelmendi (dpa)

Redaktoi: E. Xhani