Zhvillimet kryesore botërore në 2014
Viti 2014 është në ditët e tij të funidit. Por cilat ishin zhvillimet kryesore që e prekën të gjithë botën?
Të ftohtit arktik në SHBA
SHBA-ja u përfshi nga një i ftohtë ekstrem në fillim të vitit 2014. Më shumë se 180 milionë njerëz u prekën, të paktën 20 gjetën vdekjen si pasojë. U regjistrua temperatura rekord prej -50 gradë Celsius. Në disa shtete të SHBA-së u shpall gjendja e emergjencës
Lojërat Olimpike në Detin e Zi
Lojërat Dimërore në një rajon sub-tropikal: më 7 shkurt u hapën Lojrat e 22-ta Dimërore në Soçi. Pothuajse 2900 sportisë luftuan për medalje. Në Lojrat Dimërore më të shtrenjtat dhe në klimën më të ngrohtë në histori, Rusia ishte vendi që mori më shumë medalje ari: 33.
Kriza në Ukrainë
Qendra e Kievit digjet. Më 20 shkurt në Maidan u vranë 80 njerëz. Pak pas kësaj presidenti Janukoviç largohet nga vendi. Fillon lufta për Ukrainën. Rusia nuk do të humbasë ndikimin në vend. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, vazhdimisht flitet për fillimin e një Lufte të Ftohtë të re.
Enigma e MH370
Më 8 mars u zhduk avioni MH370 me 239 pasagjerët në bord. Ai ishte fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin. Ende sot nuk dihet asgjë për fatin e avionit.
Epidemia e Ebolës në Afrikën Perëndimore
Në mars 2014 u konstatuan rastet e para me Ebola. Deri në dhjetor OBSH numëron 17 mijë raste të prekurish me virusin vdekjeprurës, më shumë se 6000 persona kanë humbur jetën.
Boko Haram: grupi terrorist nigerian
Më 14 prill grupi terrorist Boko Haram rrëmben më shumë se 200 vajza në Chibok. Islamistët kërcënojnë se do t'i shesin vajzat, do t’i detyrojnë të martohen dhe do t’i skllavërojnë. Që prej vitit 2011 çdo javë ky grup kryen sulme në kisha, shkolla, universitete dhe rajone policie të vendit.
Conchita kënaq Europën
25 vjeçari Thomas Neuwirth, në rolin e Conchita Wurst, triumfon më 10 maj në festivalin euopian të këngës, Eurovision. Për Austrinë ky ishte suksesi i parë që prej vitit 1966.
Spanja ka një mbret të ri
Mbreti i Spanjës Juan Carlos (76 vjeç) abdikoi në fillim të qershorit dhe vendin e tij e zuri princi Felipe si Mbreti Felipe VI. Ai është i martuar me mbretëreshën Letizia dhe ka dy vajza: Leonor und Sofia.
Lindja e Mesme: Milicia terroriste Shteti Islamik (IS)
Më 29 qershor milicia terroriste IS njoftoi për themelimin e një kalifati në Siri dhe Irak. IS ka nën kontroll një sipërfaqe të madhe toke në të dyja këto vende. Xhihadistët bëjnë krime brutale, përhapin frikë dhe panik. Dhjetra mijëra vetë janë larguar nga këto zona, ndërkohë që SHBA-ja kryen sulme ajrore që prej muajit gusht.
Brazil: Gjermania kampione bote
Më 13 korrik kombëtarja gjermane mundi në finale Argjentinën me rezultatin 1-0. Goli u shënua nga Mario Götze në minutën e 113. Asnjë skuadër europiane nuk kishte fituar titullin në Amerikën e Jugut. Për Gjermaninë kjo është kupa e katërt e botës.
Shkatërrimi i avionit MH17
Supozohet se një raketë shkatërroi më 17 korrik një avion Boeing 777 të Malaysia Airlines me 298 pasagjerë në bord në lindje të Ukrainës. Asnjeri nuk mbijetoi. Mes të vdekurve janë 193 holandezë. Qeveria ukrainase dhe separatistët pro-rusë akuzuan njeri-tjetrin. Sipas BND ishin separatistët.
Trazira në qytetin e vogël amerikan Ferguson
Më 9 gusht një polic, Darren Wilson, vrau adoleshentin Michael Brown. Wilson është i bardhë, ndërsa Brown i zi. Kjo shkaktoi një debat të ashpër për racizimin në SHBA. Prej shumë javësh situata në Ferguson është e tensionuar.
Super Hëna
Në natën e 11 gushtit u shfaq Hëna më e madhe e vitit. Për shkakt të rrotullimit të saj eliptik ajo ishte vetëm 50 000 kilometra larg nga Toka. Kjo gjë mrekulloi shumë vetë në gjithë botën
Vrasje apo aksident tragjik?
Në shtator atleti afrikano-jugor Oscar Pistorius u shpall fajtor për vrasjen në shkurt të së dashurës së tij Reeva Steenkamp. Ai u dënua me pesë vjet burg. Prokuroria apeloi vendimin dhe çështja do të rigjykohet.
Wall Street: Alibaba hyn në bursë me rekord
Më 19 shtator koncerni kinez i IT hyn në bursë. Që ditën e parë Alibaba arriti 25 miliardë dollarë fitime, shuma më e madhe në historinë e bursës. Koncerni që u themelua 15 vjet më parë nga ish-mësuesi i anglishtes, Jack Ma, në një dhomë, sot ka një vlerë prej 200 miliardë dollarësh. Jack Ma konsiderohet si një nga nejrëzit më të pasur të Kinës.
Studentët e zhdukur në Meksikë
Më 26 shtator në qytetin Iguala u arrestuan 43 studentë dhe më pas ata zhduken. Supozohet se ata janë vrarë nga bandat e drogës. Në gjithë vendin organizohen protesta kundër policisë që mendohet sa ka bashkëpunuar.
Gjermania feston 25 vjetorin e rënies së Murit
Festë gjigante në Berlin: Më shumë se një milionë njerëz festojnë më 9 nëntor rënien e Murit para 25 vitesh. Një nga pikat kulmore është spektakli i dritave në mbrëmje. Muri e ndau Gjermaninë për 28 vite.
Rumani: Shpresa për Europën Jugore dhe atë Lindore
Më 16 nëntor zgjidhet president i vendit kandidati me origjinë gjermane Klaus Iohannis. Iohannis do t’i japë fund korrupsionit në Rumani dhe zgjon kështu shpresat tek shumë njerëz në Jug dhe në Lindje të Europës.
Rekord refugjatësh që vijnë me varka
Rekord tragjik: Pothuajse 350 000 njerëz janë larguar nga vendi i tyre si refugjatë me varka, sipas OKB-së. Pjesa më e madhe e refugjatëve, më saktësisht 207.000, ka mbërritur në Europë përmes Dertit Mesdhe. Deri në këtë vit, rekord ishte shënuar në vitin 2011, kur erdhën në Europë rreth 70.000 refugjatë.
Çmimi Nobel për Malalan
Më 10 dhjetor 17 vjeçarja aktiviste e të drejtave për fëmijë Malala mori Çmimin Nobel për Paqe. Prej vitesh ajo lufton për të drejtën e studimit për vajzat në Pakistan dhe prandaj ajo u sulmua duke u qëlluar në kokë nga talebanët. Malala për fat mibjetoi. Ajo është personi më i ri që ka fituar Çmimin Nobel.
Masakra e fëmijëve në Paksitan
Më 16 dhjetor talebanë të armatosur mësynë në një shkollë në Peshuar dhe vranë më shumë se 140 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë. Është një shkollë ushtarake.