1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zhvillimet në Krime – BE në dilemë

Bernd Riegert/Vilma Filaj-Ballvora3 Mars 2014

Të dënojë, të indinjohet, të kritikojë – Mjetet e BE-së, për t’i kthyer arsyen Rusisë në krizën e Krimesë janë të kufizuara. Rusia, furnizuesja më e madhe e energjisë, nuk do t’ia dijë. Çfarë mundësishë mbeten?

https://p.dw.com/p/1BIbV
Catherine AshtonFotografi: picture-alliance/dpa

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, ndërkohë përmes një deklarate me shkrim ka përcaktuar kuadrin e takimit të krizës të 28 ministrave të jashtëm të vendeve antare të hënën (03.03.2014) në Bruksel. Ajo e dënon qëndrimin e Rusisë ndaj gadishullit të Krimesë. "Ky është një veprim i padrejtë, që i përforcon tensionet ", deklaroi Ashton dhe i bëri thirrje presidentit të Rusisë të mos e verë në jetë mandatin e parlamentit për dërgimin e trupave në Ukrainë. Ajo i kujtoi Putinit, se me lëvizjet e trupave ai po shkel të drejtën ndërkombëtare, si p.sh. rregullat e OSBE-së. Ministrat e jashtëm të BE-së sërish do të kërkojnë, se duhet të respektohet sovraniteti dhe uniteti shtetëror i Ukrainës.

Kjo është formuluar edhe në deklaratën e së ngarkuarës së BE-së për Politikën e Jashtme. Por çfarë do të ndodhë, në rast se Rusia vazhdon ta mbajë të pushtuar gadishullin e Krimesë e madje nëse arrihet në luftime me ushtrinë ukrainase, për këtë deri tani nuk ka asnjë deklaratë. Ministrat e jashtëm do të konsultohen për atë që presidenti i SHBA-së Barack Obama e quajti „çmimi“ që duhet të paguajë Vladimir Putin për aventurën e Krimesë. Por, sipas diplomatëve të BE-së, në këtë drejtim unioni ndodhet në dilemë. Sepse kush do të kërcënojë bindshëm, duhet të ketë të gatshme në sirtar ndëshkime efikase. Ç'mund të parashtrojë BE-ja në tryezë për ta vënë para përgjegjësisë presidentin rus?

Ashton und Turtschinow 24.02.2014
Ashton dhe presidenti rus TurtçinovFotografi: picture-alliance/dpa

Presion diplomatik

BE-ja mund të anulojë takimin e planifikuar të Grupit të Vendeve të Industrializuara G8 në qytetin e Olimpiadës Dimërore, Soçi. BE-ja takohet çdo vit me Rusinë, për konsultime për zgjerimin e marrëdhënieve. Edhe këto konsultime mund të anulohen. Bisedimet për një marrëveshje të re partneriteti, që duhet të zëvendësojë marrëveshjen e vitit 1994 po ecin gjithësei në mënyrë të çalë. BE-ja mund të pezullojë planin kohor për bizneset reciproke të energjetikës, të cilat janë përcaktuar deri për vitin 2050.

Sanksione kundër personave

Presidenti Vladimir Putin, anëtarë të rrethit të ngushtë të udhëheqjes apo personalitete drejtuese të Krimesë mund të kërcënohen me refuzimin e vizave për udhëtimet jashtë vendit dhe me bllokimin e xhirollogarive. Rusët e pasur kanë depozituar pasuri të madhe në vendet e BE-së, kryesisht në Qipro. Sanksionet duhet të jenë me destinacion të qartë dhe të japin efekt. Por sanksionet e përmendura për presion kundër klikës drejtuese të presidentit të shkarkuar të Ukrainës Janukoviç nuk u vunë asnjëherë në jetë.

Flash-Galerie EU Ashton und Putin und Barroso und Lawrow
Ashton, Putin, Barrozo, LavrovFotografi: dapd

Sanksione ekonomike edhe pse ka varësi të ndërsjella

Rusia, sipas Komisionit të BE-së, është partneri i tretë tregtar për nga rëndësia i BE-së me një xhiro vjetore prej rreth 300 miliardë euro. BE-ja nga ana tjetër është partnerja dhe investuesja më e madhe për Rusinë. Kufizimet tregtare me siguri mund të kenë efekt të ndjeshëm, por do t‘i preknin të dyja palët. Sepse Rusia, për këtë janë të sigurtë në Komisionin e BE-së do të reagonte gjithashtu me sanksione. Sanksionet tregtare nuk do të ishin të lehta as në aspektin ligjor, sepse Rusia është anëtare e OBT-së po ashtu si edhe shtetet e BE-së, që gëzojnë të drejta mbrojtëse.

Mjetet ushtarake

Një ndërhyrje direkte ushtarake në konflikt nuk shtrohet aspak as nga anëtarët e BE-së dhe as nga NATO. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Një detyrim pra që rrjedh për vendet anëtare nuk ekziston. Kur Rusia dhe Gjeorgjia në 2008 u implikuan në luftë, NATO dhe BE-ja reaguan vetëm me mjete diplomatike. BE-ja ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Gjeorgjisë. NATO e pezulloi përkohësisht bashkëpunimin në këshillin NATO-Rusi. Ministrat e mbrojtes të NATO-s në kuadër të takimit të tyre në Bruksel të mërkurën e kaluar u konsultuan shkurt edhe për opcionet ushtarake në Ukrainë. Një ndërhyrje e NATO-s përjashtohet, megjithatë kur u theksua kjo, Krimea nuk ishte e pushtuar faktikisht.

Ndihma ekonomike për Ukrainën

Ministrat e jashtëm të BE-së të hënën (03.03.2014) do të bisedojnë edhe për ndihma ekonomike për qeverinë ukrainase të tranzicionit. Gjithsej së shpejti nga arkat e BE-së dhe në nivelin bilateral do të vihen në dispozicion dy deri në katër miliardë euro. Në Bruksel thuhet se askush nuk mundet dhe nuk dëshiron ta lerë të vetme pa mbështeje qeverinë e re, e cila erdhi në pushtet pas ndërmjetësimit të sukseshëm të ministrave të Jashtëm: Steinmeier (Gjermani), Sikorski (Poloni) dhe Fabius (Francë)

Pas takimit të ministrave të jashtëm e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Lady Ashton do të bisedojë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe të mërkurën (5.03.2014) do të udhëtojë për bisedime në Kiev.