1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zipi Livni fiton zgjedhjet parlamentare në Izrael

11 Shkurt 2009

Forca e tretë në Kneset është partia ultranacionaliste e Avigdor Liebermanit

https://p.dw.com/p/GrLV
Izraeli votoi, pasiguria vazhdon
Izraeli votoi, pasiguria vazhdonFotografi: picture-alliance/landov/DW-Montage

Ndryshe nga ç'parashikonin anketimet Partia Kadima e ministres së Jashtme Zipi Livni fitoi në zgjedhjet parlamentare në Izrael, gjithësesi me një diferencë shumë të ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Izrael. Sipas të dhënave të komisionit të zgjedhjeve partia e qendrës së djathtë, ka fituar 28 vende, që do të thotë një mandat më shumë se partia Likud e shefit të opozitës Benjamin Netanjahu. Si Livni ashtu dhe Netanjahu kanë të drejtë të formojnë qeverinë. Pas numërimit të votave forca e tretë në Kneset është partia ultranacionaliste e Avigdor Liebermanit me 15 mandate. Partia e Punës e Ehud Barakut nga 19 mandate, që kishte, fitoi vetëm 13 duke shënuar me këtë edhe rezultatin me të dobët në historinë e saj. Me mbështetjen e Liebermanit dhe të partive të tjera me qëndrim të djathtë, si dhe të partive fetare, Netanjahu mund të arrijë një shumicë prej 65 vendesh nga 120 gjithsej që ka parlamenti dhe me këtë ai mund të jetë dhe kryeministri i ri i Izraelit.

Pas kthimit të së djathtës pas zgjedhjeve parlamentare në Izrael, udhëheqja palestineze është shprehur e zhgënjyer nga rezultatet. Izraeli ka votuar për një paralizim të procesit të paqes, tha në Rramallah për agjencinë e lajmeve AFP ndërmjetësuesi palestinez për Lindjen e Mesme, Sajeb Erakat. Presidenti palestinez Mahmud Abaz tha se ai nuk do të zhvillojë bisedime me një kryeministër izraelit, i cili ka kundërshtuar procesin e paqes. Zedhënësi i tij, Nabil Abu Rudeina tha për këtë se premisat për bisedime paqësore janë bllokimi i plotë i aktiviteteve të ngulimeve hebreje në Jordanin Perëndimor. Në Rripin e Gazës Hamasi radikal islamik deklaroi se Izraeli kishte votuar për kandidatët që duan luftën dhe përhapin parrulla ekstremiste.