1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel për Letësi për Herta Müller

9 Tetor 2009

Çmimin e sivjetëm Nobel në fushën e letërsisë e mori gjermano -rumunia Herta Müller. Por kush është ajo?

https://p.dw.com/p/K2zT
Herta Müller
Herta MyllerFotografi: AP

Fëmijërinë dhe rininë e saj ajo e ka kaluar në Rumani, ku ka përjetuar "shkollën e frikës" për të cilën tregon në veprat e saj. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe që prej përkthimit të veprave të saj në më shumë se njëzetë gjuhë, ajo numrohet ndër autorët më të rendësishëm të letërsisë ndërkombëtare. Në vitin 1987 Herta Müller dhe i shoqi, kërkuan të vinin në Gjermani.

Duartrokitjet vazhduan gjatë, kur Sekretari i përhershëm i Akademisë suedeze Peter Englund bëri të njohur kush është zgjedhur për vitin 2009. Fakti që ajo është Herta Müller, nuk ishte vërtet çudi. Menjëherë pas njoftimit dikush tregoi para kamerave gazetën bulevardeske të Stokholmit, "Expressen" më titullin kryesor: „Çmimi Nobel për letërsi për Herta Müller-in".

Fshati në Banati të Rumanisë ku lindi nobelistja Herta Müller
Fshati n�anat t�umanis�u lindi nobelistja Heta MyllerFotografi: AP

Shumë autorë dhe redaktorë suedezë shprehën përkrahjen për favoriten e tyre, mes tyre edhe kritikja e njohur letrare Ulrike Milles:

Çmimi Nobel për të, i mirërpitur

"Ajo është absolutisht shkrimtarja më e mirë që kam lexuar ndonjëherë. Një autore tepër e pastër, por jo vetëm kaq, edhe një person shumë i pastër. Shumë e mprehtë në gjykimin e saj, shumë e qartë. Ajo i peshon mirë fjalët dhe ka shumë humor."

Humor, i cili nuk është i vetëkuptueshëm për historitë që tregon Herta Müller. Ajo ka lindur në vitin 1953 në

Nitzkydorf, një qendër të vogël në Banatin gjermanofolës të Rumanisë. Ajo ka studiuar gjermanistik dhe letërsi rumune, por e ka patur të ndaluar të publikonte në Rumani, sepse nuk pranonte të punonte për "Securitate-n". Në vitin 1987 ajo u zhvendos me të shoqin në Gjermani. Kjo mbetje pa atdhe, u bë tema e saj më e madhe letrare:

Në të shkruar kam mënyrën rumune të të vëzhguarit

Unë nuk kam shkruar kurrë në gjuhën rumune, por natyrisht që jam socializuar me këtë gjuhë dhe natyrisht që kur unë shkruaj në shkrimet e mia ndodhet edhe rumanishtja. Edhe nëse një fjalë e kam në gjuhën gjermane, në fjali kam mënyrën rumune të të vëzhguarit."

Shkrimtarja Müller në Berlin pas dhënies së Çmimit Nobel
Shkrimtarja Müller në Berlin pas dhënies së Çmimit NobelFotografi: AP

Në romanin e saj të fundit „Shilarëse frymëmarrjeje", me të cilin është zgjedhur për të konkuruar për çmimin gjerman të librit që ndahet të hënën e ardhshme, ajo tregon rrugën e një djali të ri në një kamp deportimi në Rusi.

Historia, është një nga fatet e 80 mijë gjermanëve rumunë pas Luftës së Dytë Botërore. Pse është kështu pyet veten Herta Müller...

që gjithnjë dhe kudo në botë njerëzve u duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, për të vazhduar që të jetojnë, kurse të tjetër, që kanë bërë krime dhe janë kriminelë, i marrin frymën vendit dhe e kthejnë atë në pronë të tyre."

Romani, "Shilarëse frymëmarrjeje".
Romani,"Shilarëse frymëmarrjeje".Fotografi: Carl Hanser Verlag

Akuza ndaj Herta Müller-it si agjente

Shërbimi sekret rumun u përpoq ta diskreditonte moralisht Herta Müller-in pas largimit të saj në Gjermani, duke dërguar letra në mediat gjermane që e denonconin atë si agjente. Pas rënies së "Perdes së hekurt" Herta Müller, e cila është anëtare e Akademisë gjemane për gjuhë dhe poezi që në vitin 1995, mund të udhëtonte sërish në Rumani, atdheun e saj por ai ishte bërë i huaj për të:

Njeriu nuk kthehet kurrë më siç ka ikur, kur njeriu ikën nën këto kushte, atëherë ai kthehet në një person tjetër."

Më 10 dhjetor Herta Müller do të marrë në Stockholm Çminin Nobel në letërsi.

Autor: Albrecht Breitschuh/Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi