1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çavez kërkon nga SHBA që të mos përzihet në referendumin popullor

1 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CVSL
Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez (Hugo Chavez) kërcënoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ndërprerje të furnizimit me derivate të naftës në rast se Uashingtoni përzihet në referendumin për reformat socialiste kushtetuese të propaganduara nga ai. Asnjë pikë naftë nuk do të qarkulloj më në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rast se të dielën SHBA së bashku me opozitën do të provojnë të destabilizojnë vendin dhe të provokojnë dhunën, tha Çavez në Karakas para 200 mijë ithtarëve të tij. Të gjitha rafineritë e naftës menjëherë do të fillojnë të ruhen nga ushtria. Venezuela është një prej furnizuesëve më të rëndësishme me derivate të naftës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miratimi i projektkushtetutës së re do t'i mundësonte Çavezit rizgjedhjen në postin e presidentit.