1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë ndryshon me ligjin e ri të emigrimit në Gjermani?

Bernd Gräßler28 Dhjetor 2004

Ligji i ri i emigrimit në Gjermani hyn në fuqi më 1 janar 2005. Shkak për ligjin e ri ishte fakti se struktura e moshes dhe numri i ulet i lindjeve në Gjermani do të rrezikojnë një ditë funksionimin e ekonomisë, nqs. në vend nuk vijnë emigrantë të rinj. Por një hapje të tregut të punës, në një masë të madhe ligji i ri nuk sjell.

https://p.dw.com/p/Ar56

Në bisedime të gjata qeveria dhe opozita ranë dakord kete vit për një ligj që rregullon emigrimin në Gjermani. Ai e bën ligjin ekzistues më të qartë, u jep të huajve mundesi të reja për qëndrim dhe integrim në Gjermani, sjell permiresime për refugjatet dhe mban larg të dyshuarit për terrorizem.
Shkak për ligjin e ri ishte fakti se struktura e moshes në Gjermani dhe numri i ulet i lindjeve një ditë do të rrezikojë funksionimin e ekonomisë, nqs në vend nuk vijnë emigrantë të rinj. Por një hapje tö tregut të punës, në një masë të madhe ligji i ri nuk sjell. Kësaj politikanët i janë trembur për shkak të papunësisë së madhe në Gjermani, megjithë zhgënjimin e sipermarrësve.
Përseri punët e thjeshta janë të mbyllura për të huajt nga vendet jo anëtare të BE. Ata mund të punojnë në Gjermani vetem sipas ligjeve të veçanta, si marrëveshjet ndershteterore për punëtorë sezonale, apo personal sherbimi. Vetö ata që kerkojnë punë nga vendet e reja të BE duhet të durojnë. Vetem pas 7 vjetösh mund të kerkojnë të lirë një vend pune në Gjermani. Me kollaj e kanë ata me kualifikim më të lartë, pavaresisht se nga vijnë. Sipas rregullit të deritanishem me Greencard ata duhet të largoheshin perseri nga Gjermania pas 5 vjetesh, por tani mund të rrijnë pafundesisht.
Studentet e huaj, që mbarojnë shkollat e larta, do të kenë në të ardhmen një vit kohe, për të kerkuar punë në Gjermani, nqs duan të qëndrojnë ketu. Të mirëseardhur janë edhe të pavaruarit, nqs ata investojnë së paku 1 milionë euro dhe krijojnë 10 vende pune.
Kush do të punojë në Gjermani, do të ketë të bëjë në të ardhmen me më pak burokraci. Ai merr leje pune dhe qëndrimi, nga vendet përkatëse, si psh nga ambasada gjermane.
Ligji i emigrimit nxjerr përfundime edhe nga integrimi i pamjaftueshem i një pjese të madhe të 7,3 milionë të huajve, që jetojnë në Gjermani. Të sapoardhurit që mbeten përgjithmonë në Gjermani, kanë të drejtë të marrin pjesë në mesimin e gjuhës dhe në njohjen e rendit ligjor, kulturës dhe historisë së Gjermanisë. Shteti jep për kete më shumë se 200 milionë euro. Edhe të huajt që jetojnë në Gjermani mund të detyrohen nga autoritetet të marrin pjesë në këto kurse. Cdo vit marrin pjesë 50 000 vete, për kaq mjaftojnë paratë. Ai që refuzon vë në lojë zgjatjen e qëndrimit apo ndihmën sociale. Uurse të tilla në fillim u janë ofruar të ardhurave me origjinë gjermane, në rradhë të parë nga ish BS. Për të ardhurit me origjinë gjermane ka një klauzole të re me rendesi. Në të ardhmen edhe familjaret duhet t´i nënshtrohen një kursi gjuhe, nqs duan të vijnë në Gjermani.
Përmirësime ky ligj sjell për refugjatët. Njohja e përndjekjes joshtetörore dhe me specifikë seksin është rregulluar në mënyrë më të qartë. Atë që shteti i tij nuk e mbron dot nga perndjekja ka të drejtë për strehim si në rastin e grave, që mund të rrezikohen nga sakatimi gjenital.
Ligji nuk parashikon një të drejtë më tö gjërë për të gjithë azilkërkuesit e refuzuar, që jetojnë prej kohesh në Gjermani dhe që mund të debohen. Këtë e kishin kerkuar me këmböngulje organizatat e refugjatëve.
Nga të 200 000 azilkerkuesit e refuzuar perfiton vetem një pjesë e vogël nga ligji. Ai që ka 5 vjet që jeton në Gjermani dhe nuk mund të debohet për shkak së situatës ligjore psh se në vendlindje i kercenohet tortura merr një leje qëndrimi të perhershme. Në raste të tjera të vështira landet e veçanta duhet të heqin dore nga debimi dhe per kete vendosin komisionet me pjesemarrjen e kishave dhe të ngarkuarve për të huajt.
Pörvec Bavarisë, Niedersachsenit dhe Bremenit të gjitha landet kanë ngritur që në 2005 komisione të tilla për raste të veçanta.