1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

041010 Nobelpreisträger Produkte

9 Tetor 2010

Shpesh laueratë të çmimit më prestigjioz në botë janë edhe shkencëtarët gjermanë. Por cila janë produktet që janë zhvilluar në praktikë nga zbulimet e tyre?

https://p.dw.com/p/Pa9e
Laureati gjerman për fizikën, Klaus von Klitzing.
Laureati gjerman për fizikën, Klaus von Klitzing.Fotografi: AP

Ai është i vogël sa gishti i madh i dorës por brenda zë shumë. Dhe kur t'i shtypësh tastat ai ofron me të vërtetë shumë: pothuajse çdo nxënës, pothuajse çdo shfrytëzues i transportit publik e përdor atë për të kaluar kohën, me kufje në vesh, të lidhura me një mp3 –player në xhep.

Muzikë, raporte tonike, filma dhe fotografi mund të transferohen në formë digjitale nga kompjuteri apo interneti në këtë pajisje të vogël elektronike. Kapacitetet e ruajtjes së të dhënave të kësaj minipajisje janë gjigante. Dhe kjo pjesërisht falë Peter Grünberg-ut.

Peter Gruenberg laureat i vitit 2007 për fizikë.
Peter Gruenberg laureat i vitit 2007 për fizikë.Fotografi: AP GraphicsBank

Fizikanti gjerman zbuloi në vitin 1988 në qendrën e hulumtimeve në Jülich se si mund të rritet e ashtuquajtura MagnetoRezistence Gjigande (GMR). Ajo përdoret për të lexuar informacionin e regjistruar në disqet e ngurtë. Falë kësaj teknologjie është bërë i mundur miniaturizimi i disqeve të ngurtë. Kështu zbulimi i Grünberg-ut ka qenë baza e celularëve të sotëm dhe pajisjeve iPod, video dhe laptopë, kamerave digjitale madje dhe makinave larëse moderne.

Grünberg ishte mjaft largpamës sa kërkoi patentë për zbulimin e tij. Kjo i solli punëdhënësit të Grünbergut, qendrës për hulumtime në Jülich përfitime dhjetëra milionëshe për dhënien e licenës. Megjithatë më së shumti para nga ky zbulim kanë fituar prodhuesit e komjuterëve dhe industria e pasjisjeve muzikore. Sidoqoftë, Grünbergu gëzon famën si shkencëtar i mrekullueshëm.

Në realitet Grünbergut iu desh të priste gati 20 vjet për t'u nderuar me çmimin Nobel për fizikë. Kur kjo ndodhi në vitin 2007, hulumtuesi gjerman kishte mbushur 68 vjeç dhe kishte kohë që zyrtarisht ishte në pension. Ndërkaq fituesit e tjerë gjerman të çmimit Nobel, thirrja e Akademisë Suedeze në Stokholm nuk i gjeti në fronin me mbështetëse të kokës por në laborator apo në sallën e ligjëratave.

Klaus von Klitzing është njëri prej tyre: ai sapo kishte mbushur 42 vjet, kur në vitin 1985 Komiteti i Çmimit Nobel i telefonoi për t'i dhënë lajmin e mrekullueshëm. Vetëm pesë vite më parë fizikanti kishte bërë një zbulim epokal – në mesin e një nate të ftohtë shkurti gjatë një qëndrimi të tij hulumtues në Grenoble të Francës:

„Unë po punoja atëherë në tranzistorët e firmës Siemens për të kuptuar thjesht se si qarkullojnë kaq thjesht elektronet në një levë të tillë elektronike. Me çfarë shpejtësie lëvizin ato, ku ato ndeshen.“


E veçanta e hulumtimit të Klitzing-ut ishte se ai po studionte punën e tranzistorëve në kushte ekstreme - në temperatura prej minus 272 gradë Celsius dhe nën ndikimin e një fushe të fortë magnetike. Dhe kështu ai zbuloi të ashtuquajturin "Efektin Kuantik të Hollit". Rezultatet e hulumtimeve të Klitzingut krijuan bazën kryesore për nanoelektronikën dhe mikrolektronikën. Ndërkohë nano dhe mikroelektronika janë bërë të pazëvendësueshme për disa fusha. Kështu ngjyrat e makinave pasurohen me nano-thërmija dhe nuk mund të gërvishten aq lehtë. Pasqyrat, pllakat e banjove, pajisjet sanitare nuk thithin si më parë pluhurin dhe lagështinë. Ekranet e celularëve janë më të qëndrueshëm falë teknikës Nano. Mini apo Nano-Robotët së shpejti do të futen edhe në organizmin e njeriut për të shkatërruar qelizat e kancerit ose viruseve.

Harald zu Hausen laureat i vitit 2008 për mjekësi.
Harald zu Hausen laureat i vitit 2008 për mjekësi.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Në mbarë botën shkencëtarët dhe teknikët po punojnë në zhvillimin e elementeve miniaturiale elektrike, mekanike dhe optike në mënyrë që këto produkte të jenë sa më funksionale, të vogla dhe të lira. Teknika funksionon sepse pjesët janë aq të vogla. Por kjo shoqërohet edhe me një rrezik: për shembull nano-thërmijat, të cilat përmirësojnë si asnjëherë më parë kremin për mbrojtje nga rrezet e diellit, mund shumë lehtë që përmes poreve të lëkurës apo rrugëve të frymëmarjes të deprëtojnë në trupin e njeriut. Ende nuk është vërtetuar nëse këto thërmija të vogla mund të shkaktojnë ndonjë inflamacion apo sëmundje tjetër.

Po ashtu të pakontestuara më janë vaksinat për të cilat Harald zu Hausen mori në vitin 2008 Çmimin Nobel për Mjekësi.

Hulumtuesi i sëmundjeve të kancerit nga Heidlebergu zbuloi vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës shkurt HPV. Zbulimi i shkaktarit të sëmundjes së kancerit, që shumë shpesh paraqitet tek gratë, hapi perspektiva plotësisht të reja për parandalimin dhe trajtimin mjekësor të kësaj sëmundjeje. Megjithatë kritikët paralajmëruan nga efeketet anësore. Megjithatë Dr. Yvonne Delere, eksperte pranë Institutit Robert-Koch sqaron:

„Vaksina HPV është testuar në shumë studime dhe deri tani janë dhënë në mbarë botën mbi 70 milionë vaksina. Nga kjo rezulton se kjo është një vaksinë jo e dëmshme për organizmin."

Autor: Katrin Jäger / Esat Ahmeti

Redaktoi: Eliana Xhani