1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ëndrra e finales u kthye në zhgjëndërr

Arnulf Böttcher5 Korrik 2006

Megjithëse skuadra gjermane nuk do të shkojë në finale, ajo arriti të fitojë zemrat e tifozëve gjermanë. Loja ngushëlluese për të zënë vendin e tretë zhvillohet në Shtutgart ditën e shtunë

https://p.dw.com/p/AqpK
Tifozë të tronditur
Tifozë të tronditurFotografi: AP

Gati mbaroi kampionati botëror për skuadrën gjermane. Me një lojë dramatike dhe lufte të paepur, u nda skuadra gjermane në Dortmund nga finalja. Në fund duhej vetëm pak fuqi dhe dhe më shumë zgjuarsi. Por duhet pranuar që italianët në këtë ndeshje luajtën më mirë.


Megjithatë loja ngushëlluese zhvillohet në Shtutgart ditën e shtunë. Bëhët fjalë për vendin e tretë. Edhe po qe se kjo ndeshje nuk e ka nga ana sportive rëndësinë e finales, kombëtares gjermane i ofrohet edhe një shans për të dhënë lamtumirën në mënyrë dinjitoze.

Për tre javë me radhë lojtarët gjermanë dhe trajneri Klinsman i ngritën peshë zemrat e tifozëve gjermanë dhe të huaj.

Ata luajtën me sukses në drejtim të sulmit në zemrat e gjermanëve dhe ishin arsyeja që në vend sundoi një eufori e jashtëzakonshme.

Me miliona njerëz dilnin nëpër rrugë në trotuare dhe festonin në mënyrë paqësore, jo vetëm për gjermanët, por edhe sulmuesit ndërkombëtarë.


Motoja:"Bota e ftuar tek miqtë"- po jetohet vërtet këtë kampionat. Gjermania u prezantua si një vend mikpritës i dashur dhe i qeshur. Kështu po shihet edhe nga ana e të tjerëve. Kampionati është kështu një reklamë e jashtëzakonshme për Gjermaninë.

Gjermanët valëvitën flamurin e tyre me një intensitet të pazakontë. E zezja e kuqja dhe e verdha ishin gjithkund të pranishme.

Por kjo nuk ishte shprehje e nacionalizmi latent, por pjesë e normalitetit. Sukseset e futbollit festohen si gjithkund në vendet e tjera.


Një efekt tjetër pozitv: Atmosfera paqësore festive u hoqi huliganëve shansin për të ndezur sherr, madje edhe trazirat e parashikuara deri më tani nuk janë bërë realitet.

Për Jyrgen Klinsmanin duhet thënë, megjithë kritikat dhe armiqësitë ai e ndryshoi rrënjësisht futbollin në Gjermani. Njerëzit u gëzuan të shohin sërish skuadrën gjermane.

Nëse Klinsmani do të pranojë të qëndrojë derisa të realizojë synimin e tij që ta bëjë Gjermaninë kampionë bote, kjo është e pasigurtë.

Megjithatë përgjegjësit e federatës gjermane të futbollit duhet të mos e lëshojnë nga dora Klinsmanin. Do të vijë ndoshta edhe suksesi i madh i skuadrës gjermane. Në kupërn evropiane pas dy vjetësh apo ndoshta në kampionatin botëror në Afrikën e Jugut pas katër vjetësh.