1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

3 tetori & zgjedhjet në Drezden & Sulmi në Bali

3 Tetor 2005

Gazetat e sotme komentojnë 3 tetorin, ditën e ribashkimit të Gjermanisë, zgjedhjet e vonuara në një zonë elektorale në Drezden si dhe sulmet me bombë në Bali të Indonezisë.

https://p.dw.com/p/ArtX

E përditshmja "Oldenburgische Volkszeitung" lidhur me ribashkimin e Gjermanisë vëren: "Lajmet e rënda të përditshme për fat të keq mbulojnë me hije shpesh herë pozitiven që ka sjellë bashkimi i Gjermanisë. Njerëzit në Gjermaninë Lindore u çliruan prej diktaturës, që i kish izoluar, po u merrte frymën dhe po i spiunonte ata. Ndërsa për të gjithë gjermano-perëndimorët vlen të theksohet, se edhe pa ribahskimin sistemet e sigurimeve sociale sot nuk do të ishim më në gjendje të rezistonin, sepse kuota e lindjeve është gjithnjë në rënie. Edhe për këtë duhet të mendojnë vëllezërit që ankohen nëpër birrari, përpara se të urojnë rindërtimin e murit. 3 tetori mbetet një ditë që duhet festuar", thekson "Oldenburgische Volkszeitung".

"Nürnberger Nachrichten" boton një koment mbi zgjedhjet e vonuara në një zonë elektorale në Drezden, ku kristjandemokratët fituan edhe një mandat më shumë, duke shënuar: "Drezdeni votoi. Kjo nuk ndryshon gjë në rezultatin e përgjithshëm të votimeve për Bundestagun. Por nisur nga ajo që ky votim i vonuar mund të konsiderohet si një test i vogël për atmosferën paselektorale, kosntaton: se duket që njerëzit mezi po presin sqarimin e raporteve të pushtetit në Berlin. Rezultati i djeshëm me tipare taktike duke sjellë sukses për liberalët dhe kristjandemokratët nuk vlen nuk si konfirmim për këmbënguljen zyrtare të socialdemokratëve për marrjen e pushtetit në një koalicion të madh, por më tepër ky rezultat dënon truket në luftën për zyrën e kancelarisë. Pas Drezdenit lufta elektorale ka marrë fund. Ka ardhur koha që t´i jepet fund edhe pokerit për pushtet dhe të nisë puna me seriozitet e një qeverie të aftë", nënvizon "Nürnberger Nachrichten"

"Neue Westfälische" komenton: "Do të ishte e habitshme nëse tani Gerhard Shrëderi duke iu referuar kuotave të larta të popullaritetit që gëzon ai nëpër anketime të vazhdojë të pretendojë postin e kancelarit. Nëse ai do të vazhdojë ta bëjë këtë, atëherë do të thotë, që atij nuk i interesojnë anketimet. Vetëm për të penguar Angela Merkelin të bëhet kancelare, socialdemokratët i përmbahen pretendimit që Shrëderi të jetë kancelar. Por një qëndrim i tillë është apolitik. Interesat personale nuk duhet të bëhen pengesë për krijimin e një qeverie solide në një demokraci funksionuese. Populli ka vendosur, tani
është koha që politika të veprojë", komenton "Neue ëestfälische".

E Përditshmja "Mindener Tageblatt" në numrin e sotëm komenton edhe sulmet me bombë në Bali: "Vënia e turistëve në shënjestër të strategjisë së terrorit nuk është ndonjë shpikje e islamistëve. Edhe ETA baske, IRA iralndezo-veriore, separatistët e Krosikës apo ekstremistët kurdë janë përpjekur që me kërcënime ose vrasjen e turistëve të pafajshëm të arrijnë një efekt të dyfishtë. Por për këtë viktimat në perspektivën e planifikuesve cinikë të akteve të dhunës janë përdorur thjehstë si mjet për qëllime politike. Sulmet islamiste kundër turistëve megjithatë kanë të bëjnë edhe me motivin e urrejtjes ndaj të huajve, por më shumë edhe ndaj formës perëndimore të jetesës që është objekti i kësaj urrejtjeje", shënon "Mindener Tageblatt".

Në artikullin e "Mitteldeutsche Zeitung" lidhur me të njëjtën temë shkruhet: "Nëse sulmet në Bali lënë diçka të nënkutpohet, atëherë kjo është, se terrori po vepron në mënyrë globale, duke mos u kufizuar më vetëm tek rajonet që karaktërizohen prej konflikteve ushtarake dhe luftrave, si Izraeli apo Iraku, tashmë gjithnjë e më shumë në shënjestër po vihen objektiva civile. Një gjë mund të thuhet me pothuajse me bindje, se autorët mund të jenë nga radhët e El Kaidës ose të degëve lokale islamike të saj. Të kapësh këtë rrjet dhe njerëzit që fsihen pas tij është sa e vështirë aq edhe e paperspektivë. Të tentosh t´i zbusësh këta njerëz duke bërë lëshime politike nuk është aspak realiste. Rreziku i sulmeve të tilla nuk do të ulet. Dhe terrori nuk do t´i kursejë qendrat e turistëve. Me këtë vetëdije të trishtueshme do të në duhet të ambjentohemi", analizon "Mitteledeutsche Zeitung".