66 të vdekur nga rrëzimi i çatisë së panairit në Poloni
30 Janar 2006Nën temperatura që kalojnë 20 grad minus, puna e forcave të shpëtimit kthehet në garë me kohën. Për çdo orë zvogëlohen shanset e gjetjes së të mbijetuarve.
Shefi i zjarrfikëses, Janush Skolyq u shpreh sot: "Njerëzit tanë kanë nxjerrë 141 vetë, pjesërisht viktima të lënduara. Për fat të keq kemi pasur edhe 65 të vdekur. Më duhet të pohoj se nën rrënoja ndodhen ende viktima, të cilat ne nuk mund t'i nxjerrim dot. Aty ku kemi shpresë për të gjetur të mbijetuar hapim vrima, me qëllim që të futemi në brendësi. Specialistët tanë kanë vetëm 40 deri 80cm. vend për të gjetur njerëzit."
Ditën e shtunë pasdite u rrëzua çatia e një salle të madhe panarir sipas gjasave, nga pesha e dëborës. Kryeministri polak, Marçinkjeviç i cili udhëtoi menjëherë në vendin e ngjarjes u shpreh për një hetim të hollësishëm të fatkeqësisë: "Do të ngrihet një komision qendror hetimi, i cili do të hetojë shkaqet e tragjedisë", deklaroi kryeministri polak.
Edhe presidenti polak, Lech Kashinski u shpreh i tronditur dhe shpalli zinë kombëtare.