1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të reformohet OKB-ja?

Rainer Sytfeld23 Nëntor 2005

Lufta për pushtet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po vazhdon. Sulmi frontal amerikan ndaj planeve për reformimin e Kombeve të Bashkuara në shtator nuk ishte gafë, nuk ishte rast i vetëm por siç duket pjesë e veprimeve arbitrare amerikane kundër pjesës tjetër të bashkësisë ndërkombëtare. Kështu shprehen vëzhguesit pjesëmarrës në kuartierin qendror të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

https://p.dw.com/p/ArND
60 vjet OKB
60 vjet OKBFotografi: AP Graphics

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Xhon Bolton, i cili dëshiron të realizoj interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me çdo çmim, luan rolin kryesor. Ambasadori i emëruar në këtë post nga presidenti amerikan Xhorxh Bush siç duket bën krej çka është e mundur që t'i mbetet besnik imazhit të tij. Në qarqe të brendshme pohohet se qëllimi i tij është një reformim i Kombeve të Bashkuara sipas vlerësimeve subjektive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo përfundimisht heqje dorë nga klubi jo aq i dashur i debateve. Vet Kofi Anan ndërkohë reagon me indinjatë:

"Unë nuk interpretoj deklaratat e ambasadorit Bolton", thotë Anan.

Problem për sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan është se nga grupi i vendeve të botës së tretë ai ndërkohë shihet si marionetë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbi të gjitha Xhon Bolton ka provokuar një zënkë të re për reformat në OKB, të cilat do të duhej të forcojnë sekretariatin e përgjithshëm dhe të minimizojnë ndikimin e Asamblesë së Përgjithshme. Shumica në plenum kërcënojnë se do të bllokojnë3 buxhetin e Kombeve të Bashkuara për vitin 2006 nëse plani i Boltonit do të sulmohet nga Anani. Pas një mbledhje të jashtëzakonshme sekretari i përgjithshëm u përpoq të zbus gjendjen:

"Ju keni në dorë vendimin për paratë dhe programin. Dhe pa pëlqimin tuaj për buxhetin nuk mund të bëhet asgjë. Shumica duhet ta njoh këtë fakt. Ju jeni në ulësen e shoferit dhe në fund është gjithnjë vendimi i juaj", tha Anan.

Për një krizë besimi Anan nuk do të ia dij. Ekzistojnë vetëm çështje lidhur me qëndrimin e tij ndaj planeve të reformave. Dhe për kërcënimet e Xhon Boltonit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndërrojnë mendje nëse nuk funksionon ashtu si e parasheh qeveria në Uashington, Anan reagoi me ironi:

"Kombet e Bashkuara qëndrojnë ende dhe deri më tani nuk kanë humbur asnjë kat".

Para fillimit të detyrës së tij ambasadori amerikan Bolton pat theksuar se njeriu mund të hedh në ajër dhjetë kate të kuartierit qendror të Kombeve të Bashkuara pa e hetuar askush.

Atmosfera është shpërthyese. Vetëm përmendja e zgjerimit të Këshillit të Sigurimit mjafton për të parë hidhërimin e diplomatëve. Eshtë bllokuar edhe vet raporti si konsensus minimal i vendosur në samitin për përparimet në reforma. Ambasadori amerikan Bolton sqaroi në mënyrë ultimative se kanë vdekur të gjitha modelet për zgjerimin. Përpjekjet tjera si Këshilli për të drejtat e njeriut dhe Komisioni për stimulimin e paqës varen nga buxheti andaj poashtu në ajër.