1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A duhet ndryshuar Kushtetuta për të patur ligjin e heqjes së imunitetit?

Ani Ruci / Tiranë15 Maj 2008

Politikanët e Tiranës ndahen në pro dhe kundër ndryshimit. Zvarritet heqja e imunitetit të ish Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

https://p.dw.com/p/E0E4
Parlamenti shqiptar
Parlamenti shqiptarFotografi: AP Photo

Dy muaj pas shpërthimit të municioneve në Gërdec dhe pasojave të tij tragjike, Drejtësia e Shqipërisë, ende nuk ka arritur, të fillojë procedimin penal ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatrmir Mediu, i cili është i vetmi politikan ndaj të cilit Prokuroria ka lëshuar akuzën e
abuzimit në detyrë në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Fatmir Mediu vazhdon të gëzojë imunitetin e deputetit të PR

Një dosje voluminoze e Prokurorisë së Përgjithshme, e dërguar ne Parlament, në fillim të kësaj jave, u vlerësua nga Këshilli Parlamentar i Rregullores dhe Imunitetit , pasi sipas anëtarëve të tij, ajo nuk sillte asgjë të re. Deputeti demnokrat, Ilir Bano, anëtar i këtij Këshilli tha se "dosja kishte ligje dhe vendime të Këshillit të Ministrave të kohëve të ndryshme dhe asgjë të re."

Dosja e çvlerësuar nuk vlen më si bazë që ky Këshill t´i kërkojë Parlamentit fillimin e procedurave për heqjen e imunitetit të Ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Hapi vijues Këshillit Parlamentar të Rregullores dhe Imunitetit është që vetë Mediu të raportojë para Këshillit në fjalë për akuzën e Prokurorisë, ndërkohë që ai ka mohuar publikisht të ketë patur përgjegjësi ligjore për ngjarjen e Gërdecit.

Mediu ka implikuar si përgjegjës kryeministrin Berisha dhe presidentin Topi

Kështu ai ka ngjallur pështjellim në politikën e ditës. Konfuzioni po ngrihet edhe në nivelin e debatit politik mas maxhorancës dhe opozitës. Të dyja palët kasbnë rënë vërtet dakort për shembjen e murit të imunitetit parlamentar për të frenuar korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin ne nivelet e larta të politikës. Por nuk janë dakort për mënyrën sesi kjo do të realizohet.

Lideri i opozitës, Edi Rama nuk është për hartimin e një ligji dhe ndryshimin e kushtetutës por për përfshirjen e heqjes se imunitetit në aktin kombëtar për reformimin e drejtësisë. "Heqja e imunitetit parlamentar nuk mund të merret i shkëputur nga gjithë problematika e Paktit Kombëtar për Drejtësinë dhe as një arësye për të ndryshuar Kushtetutën për një element të veçantë, " tha ai.

Kurse kryetari demokrat i komisionit parlamentar te ligjeve, Fatos Beja mbështet të kundërtën. "E vetmja mënyrë për të kufizuar apo hequr tërësisht imunitetin e funksionarëve politikë apo punonjësve të lartë të shtetit është vetëm ndryshimi i Kushtetutës."

Por pavarësisht nga ideja diametralisht e kundërt, maxhorancën dhe opozitën i bashkon qëllimi. "Qëllimi është që askush të mos ketë më mundësi që imunitetin parlamentar ta përdorë për qëllime vetiake apo për të abuzuar me pozicionin e lartë politik."

Debati po trazon ujrat e politikës. Ai po bëhet shkak për të zvarritur hetimet, që duhet të vënë para drejtesisë ata që kanë përgjegjësi ligjore për jetët e humbura në Gërdec, të konsideruar nga opozita si "krim shtetëror me përmasa të mëdha korrupsioni".