1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A qendron Al Kaida mbas sulmeve terroriste ne Londer?

Anila Shuka, Berlin7 Korrik 2005

Atentatet e Londres ishin të një modeli të njohur: Sulme simultane ne objekte civile. Ndërkohë në internet ekziston një shkrim ku thuhet se autorësinë e merr një grup emri i të cilit nuk dihet ende. Por eksperte të terrorizmit janë të mendimit se pas këtij grupimi fshihet gjithsei një grup islamik ose madje dhe Al Kaida.

https://p.dw.com/p/Aqk0
Forcat e shpëtimti në Londër
Forcat e shpëtimti në LondërFotografi: AP

"Sigurisht që kjo nuk është dora e një grupi terroristësh të panjohur, por profesionalizëm militant islamist," – mendon eksperti gjerman nga Instituti për studimin e terrorizmit në Esen, Rolf Tophoven, p7r atentatet e ushtruara gjatë paradites së t7 enjtes në Londër.

Përveç shenjave që flasin për atë që atentatet e Londrës janë vepër e terroristëve islamikë, deri tani ekziston edhe një shkrim i botuar në një faqe interneti. Ky shkrim duhet pare mirë, sepse është më i shkurtër se shkrimet e zakonshme të Al – Kaidës, konstatojnë ekspertët. Parë nga një periudhë më e gjatë kohore, mënyra e veprimit të terroristëve duket se ka qenë e modelit të Al Kaidës.

"Distanca të mëdha ndërmjet sulmeve për të arritur një përgatitje profesionale: nga shtatori 2001 në Nju Jork, më vonë në Stamboll (Nëntor 2003) pastaj në Madrid (Mars 2004) – të gjitha këto flasin për dorën e Al Kaidës," thotë Tophoven. "Al Kaida nuk është më e ajo e vjetra, ajo është një ideologji politike e xhihadizmit kundër perëndimit," vazhdon Tophoven më tej.

"Arritja më e madhe e Osama bin Ladenit është që ai e ka mbjellë në kokat e miliona myslimanëve mesazhin e "Luftës së shenjtë" kundër "të pafeve", - thotë eksperti gjerman.

Ai nuk përjashton mundësinë, që pas kësaj të qendrojë një grup autonom. Pikërisht politika liberale e migracionit gjatë viteve të fundit ka bërë që në Britani të Madhe të hyjnë shumë islamistë të përbetuar. Shërbimi i fshehtë britanik është në dijeni për shumë të rinj që shkojnë vullnetarisht në Irak për të kryer atentate kamikaze.