1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afganistan: Talebanët u ndalojnë femrave universitetin

23 Dhjetor 2022

Islamistët në Afganistan po i kufizojnë masivisht të drejtat e grave.Tani ata mbyllën edhe dyert e universiteteve për femrat.

https://p.dw.com/p/4LLKY
Afganistan: Vajzat dhe gratë janë të përjashtuara nga jeta publike
Afganistan: Vajzat dhe gratë janë të përjashtuara nga jeta publikeFotografi: AHMAD SAHEL ARMAN/AFP

Në një deklaratë të qeverisë afgane udhëzohen të gjitha universitetet private dhe publike janë që të zbatojnë ndalimin e arsimit për femrat deri në një njoftim të dytë.

Njoftimi u dha nga Ministria e Arsimit të Lartë pa asnjë justifikim dhe përjashtimi i femrave nga studimet universitare pritet të hyjë në fuqi menjëherë.

Kabul: Gra duke protestuar (22.12.) në Kabul kundër përjashtimit të tyre nga universitetet
Dhjetra gra protestuan (22.12.) në Kabul kundër përjashtimit të grave dhe vajzave nga universitetetFotografi: privat

Dhjetra gra protestuan të enjten (22.12.) në Kabul kundër vendimit  për përjashtimin e grave dhe vajzave nga studimet universitare. Talebanët e shtypën demostratën.

Afghanistan | Frauendemonstrationen in Kabul
Demonstratë kundër përjashtimit të femrave nga studimet universitareFotografi: privat

Që nga marrja e pushtetit në gusht të vitit 2021 islamistët i kanë kufizuar masivisht të drejtat e grave.

Vajzat dhe gratë janë kryesisht të përjashtuara nga jeta publike dhe nuk u lejohet të ndjekin as shkollat ​​e mesme nga klasa e shtatë e lart. Madje, në Kabul, grave u është ndaluar  për disa muaj edhe që të dalin në parqet publike dhe të shkojnë palestra.