1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

170309 EU Kuba

18 Mars 2009

Në vitin 2003 Bashkimi Evropian i dha fund dialogut me Kubën, për shkak të arrestimit të 75 disidentëve politikë. Vizita e Komisarit për zhvillimin, Louis Michel, në Havanë mund të hapte një fazë të re marrëdhëniesh.

https://p.dw.com/p/HEcJ
Policë që patrullojnë rrugët e Havanës.
Policë që patrullojnë rrugët e Havanës.Fotografi: picture-alliance / dpa

Qeveria kubaneze dhe Komisioni Evropian organizojnë këtë javë në Havanë një konferencë të përbashkët dyditore, në të cilën diskutohen aspektet teknike të bashkëpunimit bilateral. Tematika shtrihet nga mbrojtja e klimës deri te parandalimi i katastrofave, që shkaktojnë hurrikanët, si ata që përfshinë Kubën vitin e kaluar.

Flamuri i BE-së dhe ai kuban.
Afrim i ri mes Brukselit dhe Havanës? Kjo do të merret vesh në korrik të 2009-ës, kur BE do të verifikojë zhvillimin në fushën e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu sipas John Clancy, zëdhënës i Komisionit të BE-së për zhvillimin dhe ndihmën humanitare, do të rritet ndihma financiare e BE-së. „Do të merret një vendim i rëndësishëm në lidhje me paratë shtesë për mbulimin e katastrofave humanitare të shkaktuara nga hurrikanët, që unë do ta quaja një mbështetje afatmesme për rastet e hurrikanëve, si ata që përfshinë Kubën vitin e fundit.“

Sidoqoftë në vizitën e delegacionit nuk do të flitet vetëm për para. Günther Maihold, zëvendësdrejtor i Fondacionit Shkenca dhe Politika mendon se udhëtimi i delegacionit evropian në Kubë hap mundësi të reja për dialogun e ndërprerë në vitin 2003. “Tani ne kemi shansin, që të largohemi nga kjo rrugë dhe të gjejmë një kulturë të re bashkëpunimi. Kjo është përsëritja e ofertës së BE-së, e cila ishte menduar që më parë dhe tani duhet sqaruar, nëse Kuba është e gatshme ta pranojë këtë ndihmë për zhvillim."

Kuba zgjedh Raul Kastron, vëllanë më të vogël të Fidel Kastros, President të Kubës- 24 shkurt, 2008.
Kuba zgjedh Raul Kastron, vëllanë më të vogël të Fidel Kastros, President të Kubës- 24 shkurt, 2008.Fotografi: AP

Në këtë proces ndoshta duhen kapërcyer edhe pengesa. Në korrik BE do të verifikojë zhvillimin në fushën e të drejtave të njeriut. Ky ka qenë një nga parakushtet, që 27 shtetet anëtare të BE-së aprovuan rifillimin e bisedimeve me Kubën. Tema brenda BE-së është e diskutueshme, thekson Maihold, por: „Me faktin, që BE nga njëra anë planifikon mekanizma dialogu dhe nga ana tjetër bën rregullisht vlerësimin e arritjeve, është gjetur një mekanizëm, që bën të mundur që pozicionet e ndryshme të shteteve anëtare të harmonizohen e në të njëjtën kohë të ketë një instrument kundër shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut, për ta vlerësuar sërish gjendjen."

Internet-Café në Havana.
Internet-Café në Havana.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Nga këndvështrimi kuban inspektimi nga BE nuk përbën rrezik, mendon John Clancy.„Ne kemi gjithnjë një dialog të hapur dhe të ndershëm për shumë çështje, si ata që sapo përmendëm, deri tek transformimi i klimës dhe mbrojtja e mjedisit. Këto janë të gjitha pika kyçe, për të cilat qoftë BE qoftë Kuba janë të vendosur t´i diskutojnë. Dhe me lini të theksoj se edhe në fushën e të drejtave të njeriut kemi një diskutim të hapur dhe natyrisht në këtë fushë aspirojmë përparime konstante.“

Ndërrimet brenda këshillit kuban të ministrave në Bruksel nuk shihen si pengesë në bisedime. Nga Berlini Günter Mainhold sheh premisa konkrete, që favorizojnë fazën e re në dialogun europiano-kuban: “Për faktin, se shumë prej atyre që mbajnë tani përgjegjësi kanë qenë më parë zëvendës të ministrave, nuk i humbasim lidhjet. Pra nuk duhen vënë kontakte të reja. Pra kemi një rikrijim të pjesshëm të lidhjeve dhe unë nuk shoh ndonjë konsekuencë të thellë.“

Në se atmosfera ndërmjet Havanës dhe Brukselit mbetet kaq pozitive apo jo, do të merret vesh më së voni në korrik.

Autor: Enrique López Magallón/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama