1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

150809 Türkei Öcalan

16 Gusht 2009

Duket qartë se prezantimi i të ashtuquajturit „Roadmap“ e Abdullah Öcalanit, e planifikuar për ditën e shtunë është shtyrë. Sipas të dhënave të Ömer Günes-it, avokatit të tij, deklarata e tij nuk ka përfunduar ende.

https://p.dw.com/p/JCAL
Kurdë në Turqi duke festuar festën e Sulltan Nevruzit.
Afrim mes turqve dhe kurdëve. Pas hapjes së kanalit të parë televiziv në gjuhën kurde „TRT 6“, qeveria e Erdoganit ka njoftuar se do të ndërmarrë hapa të tjerë.Fotografi: AP

Paketa me propozime, nga të cilat nuk ka depërtuar asnjë në publik do të përmbajë sipas thashethemeve zgjidhjen për të ashtuquajturën çështje e kurdëve në Turqi. Publikimi i do të bëhet në qytetin Eruh, në provincën Siirt, ku organizata ilegale ushtroi 25 vjet më parë, më 15 gusht 1984 sulmin e saj të parë. Iniciativa e Öcalanit, që pritej të bëhej e njohur të shtunën dhe tashmë e shtyrë, motivoi qeverinë turke që të ndërmerrte nga ana e saj hapa afrimi. Sepse shancet për të arritur një zgjidhje të çështjes së kurdëve duket se janë mes popullsisë më të favorshme se kurrë më parë. "Në të kaluarën ka patur rezultate të hidhura. Por tani ka ardhur koha, që këto rezultate dhe vuajtje t`i lihen të kaluarës," thotë një burrë.

Ushtar turk në kufi me Irakun.
Gjatë luftimeve midis ushtrisë turke dhe kurdëve të armatosur kanë humbur jetën në çerekshekullin e fundit rreth 40 mijë vetë.Fotografi: AP

Pas hapjes në fillim të vitit të kanalit të parë televiziv në gjuhën kurde „TRT 6“, qeveria e Erdoganit ka njoftuar se do të ndërmarrë hapa të tjerë. Krah nxitjes së rebelëve të PKK për t`i dhënë fund luftës së armatosur, mendohet ndër të tjera që qyteteve dhe fshatrave të Anatolisë juglindore tu jepen emrat e tyre kurdë. Përveç kësaj, kryeministri turk u takua javën e kaluar me të gjitha fraksionet e përfaqësuara në parlament, për të mësuar mbi qëndrimin e tyre në çështjen kurde. Vëmendje të veçantë ka tërhequr takimi me Partinë Kurde, DTP. Ajo përfaqësohet në Ankara me 21 përfaqësues dhe shihet prej turqve nacionalistë si megafon i PKK, e cila është futur nga SHBA Turqia dhe Bashkimi Evropian në listën e organizatave terroriste. Megjithatë Erdogan tha se për të organizatat nuk janë të dyja në të njëjtën linjë. Dhe Sirri Sakik nga DTP u përgjegj: "Ne mund ta zgjidhim këtë çështje nëse të gjithë jemi të gatshëm të lëmë paragjykimet. Nëse jepen më shumë liri, atëherë unë jam i sigurt se çështja e kurdëve do të zgjidhet. Analizat e qeverisë dhe afrimet e saj janë të drejta. Nëse edhe në procesin e mëtejshëm ndodhin zhvillime pozitive, atëherë jam i sigurt se në fund do të përfitojmë të gjithë."

Fshati Barach, në kufirin Turqi - Irak.
Fshati Barach, në kufirin Turqi - Irak. Shancet për të arritur një zgjidhje të çështjes së kurdëve duket se janë mes popullsisë më të favorshme se kurrë më parë.Fotografi: AP

Edhe nëse tani, sipas të dhënave të avokatit të Öcalanit, do të zgjasë disa ditë deri sa publiku të mësojë se çfarë përmban „Roadmap“, vazhdon të mbetet e paqartë kush do ta prezantojë dokumentin e të burgosurit më me emër të burgjeve turke. Sipas një thashethemi këtë do e bënte një anëtar i DTP-së, por kjo është shumë e pamundur. Sepse kjo do të kishte nxitur sulmet e turqve nacionalistë kundër Partisë Kurde.

Gjatë luftimeve midis ushtrisë turke dhe kurdëve të armatosur kanë humbur jetën në çerekshekullin e fundit rreth 40 mijë vetë. Öcalan, qëllimi fillestar i të cilit ka qenë një shtet i pavarur kurd, u arrestua në vitin 1999 në Kenia. Dënimin fillimisht me vdekje dhe më pas i kthyer në të përjetshëm, ai është duke e kryer në ishullin Imrali në detin Marmara.

Autor : Ulrich Pick / Aida Cama

Redaktoi : Aida Cama