1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Agjentët iranianë blejnë ilegalisht teknologji ushtarake në Gjermani

Sebastian Bösel22 Mars 2006

Irani po përpiqet që të shtojë potencialet e tij ushtarake. Furnizimet nuk mungojnë, madje edhe nga Gjermania, kjo sipas njoftimeve të policisë në Gjermani ka rreth 100 firma të cilat merren me eksportimin ilegal në Iran të armatimeve

https://p.dw.com/p/Ar17

Grindja për programin atomik iranian ka përfunduar tani në Këshilln e Sigurimit të OKB-së. E ndërsa Irani vazhdon të këmbëngulë, se pasurimin e uranit e bën vetëm për arsye civile, kudo ekziston frika se ky vend po përpiqet të shtojë potencialet e tij ushtarake, duke përdorur edhe armë dhe pajisje bërthamore. Për këtë Irani ka nevojë për teknologjinë perendimore. Dhe furnizimet nuk mungojnë, madje edhe nga Gjermania. Sipas njoftimeve të policisë në Gjermani ka rreth 100 firma të cilat merren me eksport ilegal armatimesh për në Iran.

Frankfurt Westend, e mërkurë 15. mars. Përpara një hoteli sulmohet një grup televiziv i kanalit të parë të televizionit publik gjerman, ARD. Para katër javësh në këtë hotel kishin qenë për kontroll punjësit e policisë dhe të doganave. Njëkohësisht kontrolle pati edhe në 11 objekte të tjera në katër lande gjermane. Urdhërin për këto kontrrolle e kishte dhënë Prokurori i Përgjithshëm.

Zyrtarisht u kumtua se bëhej fjalë për veprimtari agjenturore në favor të një shteti të huaj. Por se për cilin vend ishte fjala dhe në ç'drejtim synonte veprimtaria armiqsore, nuk u tha asnjë fjalë. Gazetarët e programit të ARD-së REPORT ishin informuar se ishte fjala për programin atomik të Iranit, regjimi islamik i të cilit ka vite të tëra që përpiqet të shndërrohet në një fuqi ushtarake.

Raketat iraniane janë që sot kërcënim për Izraelin, por mullahëve nuk u mjafton kjo. Për të shtuar precizionin e raketave si dhe gjatësinë e trajektores goditëse të tyre ata kanë nisur për të blerë pajisje në Gjermani dhe në vende të tjera të Evropës një numër të madh agjentësh. Këtë e vërteton edhe presidenti i entit për mbrojtjen kushtetuese të landit Baden-Württemberg Johannes Schmalzl:

"Në përgjithësi na duhet të konstatojmë se në Gjermani ka rreth 100 firma të fshehta që merren me këtë veprimtari."

Një ndër agjentët e dyshuar është Jusuf P. i cili është prej rreth katër vjetësh klient i rregullt i hotelit të Frankfurtit, që u kontrrollua prej policisë. 41-vjeçari u arrestua, sepse vinte tre-katër herë në vit për të blerë pajisje ushtarake në Gjermani në emër të një organizate sekrete iraniane. Manaxheri i hotelit, është rritur në Iran dhe ishte një person i besuar i agjentit iranian. Që të dy agjentët kishin ngritur në Gjermani dhe në vende të tjera një numër firmash tregtare fantazmë, të cilat blinin pajisje dhe teknologji ushtarake për ta transportuar më tej për në Iran.

Nga listat e sekustruara prej policisë del se ndër të tjera kërkoheshin pajisje ndërlidhjeje, dylbi me rreze të gjatë, apo aparatura që përdoren për prodhimin e pjesëve për raketën Arianë IV. Me sa duket synimi i Iranit është shtimi i trajektoreve të raketës të tipit Shahab III.

Presidenti i entit për mbrojtjen kushtetuese të landit Baden-Württemberg Johannes Schmalzl, është tepër i shqetësuar për veprimtarinë e agjentëve iranianë në Gjermani:

"Ne jemi prapa zhvillimit të ngjarjeve. Në qoftë se flas për rreth 100 firma fantazëm, dhe ne kemi zbuluar njërën prej tyre, atëhere vërtet që jemi të kënaqur dhe duke formuluar aktpaditë i rrahim shpatullat njëri-tjetrit, por ndërkohë 99 firmat e tjera e vazhdojnë veprimtarinë e tyre."