1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

AI: Krimet e ushtrisë amerikane pa përgjegjës

Gabriel Domínguez /Amarildo Topi12 Gusht 2014

Ushtria e SHBA nuk ndëshkon ushtarët, që vrasin civilë dhe bëjnë abuzime të tjera në Afganistan. Ky është përfundimi i një raporti të Amnesty International në Afganistan.

https://p.dw.com/p/1Cshp
Fotografi: AP

Raporti prej 84 faqesh, i publikuar të hënën më 11 gusht, akuzon sistemin e drejtësisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk ka bërë hetime kriminale për vrasjet e civilëve në vendet e prekura nga lufta. Në fokus të raportit janë sulmet ajrore dhe ato të bëra gjatë natës mes viteve 2009 dhe 2013. Autorët e kanë quajtur dokumentin "Left in the Dark" (Të lënë në errësirë), çka nënkupton krimet e luftës, që "nuk janë investiguar dhe nuk ka patur të ndëshkuar".

Raporti bazohet në 125 intervista më viktima afgane, familjarë të tyre dhe dëshmitarë të aksioneve, në të cilët kanë humbur jetën civilë. Në një intervistë për DW, Horia Mosadiq, studiuese për Afganistanin pranë Amnesty International shpjegon se përse mendon se sistemi i drejtësisë së ushtrisë amerikanë është me të meta.

Të dhënat e raportit

Sipas raportit, në të shumtën e rasteve, kur ka prova se vrasjet janë të padrejta, familjarët nuk kanë asnjë mundësi për të nisur një hetim. “Si mundësi të vetme familjarët kanë patur protestat publike për të tërhequr vëmendjen e mediave. Janë shumë të rralla rastet, kur vrasjet e civilëve afganë kanë arritur në Prokurori, por edhe nëse shkojnë atje, ka shumë probleme strukturore me sistemin e gjykatave ushtarake”, thotë Mosadiq.

Horia Mosadiq AI
Horia Mosadiq, studiuese për Afganistanin pranë Amnesty InternationalFotografi: Amnesty International

Raporti akuzon gjithashtu ushtrinë amerikane se ‘mund të ketë kryer krime lufte' në Afganistan. Si u arrit në këtë rezultat? “Është e rëndësishme të theksohet se sipas ligjeve ndërkombëtare jo çdo vrasje e civilëve është ilegale apo krim lufte. Po sipas këtyre ligjeve në rast të sulmeve të kooridinuara jo në mënyrën e duhur që çojnë në vrasjen e civilëve quhen krime lufte. Në disa raste ne kemi të dhëna të mjaftueshmë për krime lufte, por për një përgjigje më të qartë duhen hetime të plota”, shprehet Mosadiq.

Ekspertja e Amnesty International thotë se disa nga rastet që janë përfshirë në raport janë mbuluar gjerësisht nga media, por ka patur edhe shumë raste të tjera që nuk janë publikuar më parë. Një i tillë është ai i dhjetorit të vitit 2012 kur një sulm me dron vrau katër burra dhe një djalë. Të dhënat e raportit kanë si burim kërkimet e ekspertëve të AI dhe raportimet e medias.

Autoritet afgane nuk mund të hetojnë

Sipas organizatës që mbron të drejtat e njeriut problematike është një marrveshje bashkëpunimi mes qeverisë amerikane dhe asaj afgane, që parashikon se forcat e SHBA janë imune nga gjykatat e Afganistanit. “Kjo do të thotë se afganët nuk kanë asnjë shans për të ngritur një akuzë kriminale ndaj ushtarëve të SHBA që mund të jenë përgjegjës”, thotë Mosadiq.

Amnesty International i ka bërë thirrje qeverisë afgane që në të ardhmen të garantohet nxjerra para drejtësisë e çdo përgjegjësi për vrasjen e civilëve, duke nënshkruar marrveshje bilaterale me NATO-n dhe SHBA-në. Për rastët që janë hetuar nga organet hetuese të ushtrisë amerikane, nuk dihet asgjë për shkak të mungesës së transparencës. “Në disa raste jemi njoftuar nga NATO ose SHBA se kanë nisur hetimet, por asnjëherë nuk jemi informuar më pas për rezultatet e hetimeve”, shprehet Mosadiq.

Symbolbild Verhältnis USA Afghanistan
Fotografi: picture alliance / AP Photo

Sipas saj sistemi i drejtësisë në ushtrinë amerikane duhet të riformohet për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për këtë ka shembuj. “Britania e Madhe, Kanadaja, Belgjika dhe Zelanda e Re kanë bërë reforma në sistemin e drjetësisë ushtarake, duke e bërë më ‘civile'”, përfundon ekspertja e Amnesty International.