1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Anila Shuka, shikon e buzëqeshur në drejtim të kameras
Anila Shuka, portretFotografi: privat

Anila Shuka

korrespondente nga Berlini  me fokus të veçantë në marrëdhëniet politike mes Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor

Reportere e DW në Berlin prej vitit 2002, që ndjek aktivitetet kryesore politike, kulturore që kanë të bëjnë me Ballkanin

E filloi  karrierën gazetareske në vitin 1996, me një praktikë në Radion e Deutsche Welle-s, asokohe në Koeln. Gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, punoi si moderatore e programit shqip në Deutsche Welle, dhe më pas edhe e radiorevistës në gjuhën shqipe në programin Funkhaus Europa (sot: Cosmo) të kanalit publik gjerman, Westdeutscher Rundfunk (WDR). ​ U lind dhe rrit në Vlorë, në Shqipëri. Sapo kishte nisur studimet në Tiranë, kur ndoqi live në televizionin publik italian, RAI,  raportimin për Rënien e Murit të Berlinit. Një vit më vonë do t’i bashkohej valës së protestave studentore që do të sillnin përmbysjen e sistemit diktatorial në Shqipëri. Vite të paharruara këto, prej të cilave buron edhe motivi kryesor i punës së saj gazetareske: Në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të lirisë së fjalës dhe pluralizmit. 

Kur i mbetet kohë e lirë Anila përkthen letërsi nga gjermanishtja, nga autorë, si Terezia Mora, Niklas Luhmann, Hagen Schulze etj. 

Kaloje seksionin tjetër Artikuj të përzgjedhur nga Anila Shuka
Kaloje seksionin tjetër Artikuj nga Anila Shuka

Artikuj nga Anila Shuka

Trego më shumë dokumentarë