1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestime të zyrtarëve të lartë në Kosovë

Bekim Shehu12 Mars 2007

Zyrtarë të shërbimit policor të Kosovës, konfirmojnë arrestimin e dy personave, nën akuzën për pastrim parash. Njëri nga të arrestuesit është zyrtarë i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që udhëhiqet nga ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

https://p.dw.com/p/ArXn
Prishtina
PrishtinaFotografi: DW

Krerët e AAK-së, mohojnë akuzat e ngritura kundër njërit nga zyrtarët e lartë të AAK-së, Jahja Lluka, për shpërdorim parash rreth fondit për mbrojtjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Jahja Lluka u arrestua të hënën në mëngjes nga policia së bashku më drejtorin e përgjithshëm të bankës më të
madhe në Kosovë Kasabank, Milazim Abazi.

Jahja Lluka, i arrestuar nga policia, ka qenë i ngarkuar i drejpërdrejte në fondin për mbrojtjen e ish-kryeministit dhe ai dyshohet të jetë i përfshirë në pastrim parash me disa donatore në fondin Haradinaj.

Burime jo zyrtare në qeverinë e Kosovës, thonë se, për ndërhyrjen e policisë në zyrat e AAK-së, nuk ka qenë të njoftuar kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, i cili vjen nga radhët AAK-së.

Zyrtarët e AAK-së, kërkojnë nga organet kompetente të UNMIK-ut, që të shikojnë rrethanat në të cilat është urdhëruar ndërhyrja e policisë në zyrat e AAK-së. Ata thonë që këso lloj ndërhyrjesh kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të AAK-së, e cila aktualisht bashkeqeveris Kosovën.