1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestohet për mitmarrje drejtori i zyrës për të huajt në Leutkirch

2 Shkurt 2007

Policia gjermane njoftoi se ka arrestuar në banesën e tij, Michael Arendt, drejtorin e zyrës për të huajt në Leutkirch. Arendt akuzohet kryesisht se u ka dhënë leje qëndrimi shqiptarëve të Kosovës duke marrë për këtë para prej tyre.

https://p.dw.com/p/Aqxj
Fotografi: Bilderbox

Lajmi, i bërë i ditur nga gazeta "Schwäbischen Zeitung" u konfirmua nga Kryetari i Bashkisë së Leutkirchenit, Elmar Stegmann, i cili tha i tronditur: "Unë mbeta pa mend nga informacionet që më dërgoi sot prokuroria dhe policia hetimore. E njëjta gjë u ndodhi edhe bashkëpuntorëve të mi në bashki," - tha ai.

Stegmann theksoi se ka mbetur shumë i zhgënjyer edhe si njeri, që një zyrtar gjerman ka shpërdoruar në këtë mënyrë besimin që i është dhënë. Për shkak të akuzave të rënda, deri sa të sqarohet çështja, Arendt është i pezulluar nga puna.

Policia arrestoi gjithhashtu një person të dytë, për të cilin është e mendimit se ka bashkëpunuar me Arendt duke e ndihmuar dhe duke shërbyer si ndërmjetës.

Kishte kohë që në rrethet e azilkërkuesve, kryesisht atyre nga Kosova, qarkullonin fjalë, sipas të cilave zyra e të huajve nuk funksionon gjithnjë sipas ligjit. Në këtë mes është përmendur gjithnjë emri i drejtorit të zyrës, Michael Arendt. Kështu për shembull është thënë se, "nëse e lyen pak rrotën mnd ta vësh në lëvizje" dhe mund ta marrësh të drejtën e qëndrimit. Kështu për shembull një shqiptar i Kosovës, i cili jetonte në zonën e Leutkirches dhe kishte bërë prej kohësh kërkesën për lejen e qëndrimin në zyrën e të huajve por nuk kishte marrë asnjë përgjigje deri më sot, thënë një shqiptar tjetër i Kosovës i ka thënë: "Nëse më jep 20.000 euro atëherë ta rregulloj unë pasaportën."

Mes shqiptarëve të Kosovës që vareshin nga kjo zyrë të huajsh ishte përhapur pakënaqësia që disa shqiptarë të zonave të tjera, kryesisht nga Frankfurti, i kishin kanë marrë në Leutkirch pa probleme letrat e dëshiruara. Sipas informacioneve të "Schwäbische Zeitung", prokuroria dhe policia kanë kontrolluar jo vetëm zyrën dhe banesën e Arendt, por edhe zyra në qytete të tjera që ndodhen nën juridiksionin e Tübingenit. Arrestime ka pasur edhe atje.