1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Asnjë vend nuk ka kaq të papunë sa Gjermania

3 Nëntor 2006

Gjendja në tregun gjerman të punës tërheq vëmendjen e komentatorëve të shtypit gjerman të së premtes

https://p.dw.com/p/ArnB
Të papunë në Zyrën e Punës në Frankfurt
Të papunë në Zyrën e Punës në FrankfurtFotografi: AP

Kështu lexojmë ndër të tjera në gazetën e Maincit, ALLGEMEINE ZEITUNG:

"Për herë të parë që prej katër vjetësh, para shifrave zyrtare të papunësisë nuk sheh një dhjetëshe, Berlini politik është në festë. Po kush është përgjegjës për këtë "tetor të artë"? Përgjigjia e ndershme është: vetëm konjuktura botërore, e cila përjeton një bum. Asnjë vend nuk ka një numër kaq të madh të papunësh sa Gjermania, punëmarrës të moshuar, megjithë përvojën e tyre të madhe në profesion kanë shanse gjithnjë e më të këqia në tregun e punës, shumë shkaqet e tjera njihen me kohë. Gjermania konsumon atë që fiton, sepse strukturat tona nuk janë në rregull- Kjo është e vërteta e hidhur."


OSTTHÜRINGER ZEITUNG që del në Gera është e mendimit:

"Megjithë suksesin e bukur, politika nuk mund t'i braktisë një ditë ritualet e saj: shifrat e mira ende nuk ishin publikuar mirë, kur partitë unioniste dhe partia socialdemokrate thanë se suksesi kishte të bënte me to. Partitë Unioniste ka dedikojnë bumin e pritur prej kohësh në tregun e punës përpjekjeve të kancelares, socialdemokratët e lidhin këtë me Gerhard Shrëderin. Në një kohë që Angela Merkel ka gjasa të ketë kontribuar për kthesën më tepër duke mos ndërmarrë asgjë, vetëlëvdatat e partisë socialdemokrate kanë të bëjnë me të vërtetë pjesërisht me këtë parti. Me të vërtetë janë reformat e axhendës 2010 ato që shpalosin tani efektin e tyre. Mjaft me vonesë, por nga mbështetësit e një politike ekonomike të orientuar nga oferta. nuk pritej gjë tjetër."


Gazeta e Heidelbergut, RHEIN-NECKAR-ZEITUNG hedh një vështrim përtej gëzimit të momentit:

"Askush nuk e di, se përsa kohë ngritja konjukturore do t'i bëjë të fluturojnë qeveritarët në renë e shtatë. Por në kuptimin e një suksesi të vazhdueshëm në të mësuar, ky fenomen e ka arritur qëllimin e tij: vetëm ai që arrin ta bëjë ekonominë të lulëzojë, vetëm ai krijon lehtësime në frontin e shpenzimeve dhe i sjell të ardhurat sërish në rrugë të mbarë. Sepse askush nuk e tërheq për poshtë një ekonomi popullore, sa financimi publik i një papunësie milionëshe me shpenzimet sociale dhe tatimet. Këtu qëndron edhe rekomandimi për të vepruar i politikës, për t'i ulur sa të jetë e mundur më shumë, me hapësirat e reja financiare shpenzimet për punën, në vend që t'i veshë sërish uniformën e donatorit"

Gazeta që del në Dyseldorf, HANDELSBLATT është e mendimit se përmirësimi në tregun e punës nuk është meritë e qeverisë:

"Nuk mund të përmendësh asnjë vendim konkret të muajve të fundit, që të ishte përgjegjës për gjendjen e mirë në tregun e punës. Por koalicioni i madh ia dedikon vetes këtë sukses. Por është pikërisht kjo mënyrë e leximit politik, që çon në përsëritjen e vazhdueshme të gabimeve ekonomike. Me këtë, të ardhurat e përkohshme shtesë të arkave shtetërore dhe sociale përkthehen në suksese të vazhdueshme reformash. Kjo krijon iluzionin e hapësirave në rritje të veprimit dhe si rrjedhojë - problemet strukturore të së nesërmes. Koalicioni do të bënte mirë, që ta zhvlerësojë këtë dyshim rrënjësisht muajt e ardhshëm. Kundër një uljeje të fuqishme të kontributit për të papunët megjithë këtë nuk ke pse paraqit argumenta. Kjo krijon sido që të jetë presion, që në sigurimin për të papunët të ndiqet një kurs i fortë kursimesh në interes të paguesve të kontributeve."

Së fundi edhe mendimi i FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG, e cila mendon se gjendja në tregun e punës vazhdon të mbetet e rënduar:

"Kur sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Kristjandemokrat Gjerman, Pofalla, flet për një "mesazh grandioz për vendin tonë" dhe i reklamon shifrat e reja si sukses të politikës qeveritare, ai tallet me më shumë se katër milionë personat që kërkojnë punë zyrtarisht si dhe rreth dy milionë të tjerët, që do të punonin me dëshirë, por që për arsye të ndryshme nuk paraqiten në statistika. Për shumicën e tyre, një vend pune vazhdon të jetë shumë larg. Kësaj i shtohet: vetë qeveria gjermane po përgatitet që me guxim t'i zërë fytin konjukturës. Me rritje taksash në një masë të konsiderueshme dhe me një kurs zikzak në politikën sociale, unionistët dhe socialdemokratët rrezikojnë në një masë të konsiderueshme atë, që është arritur në tregun e punës në një masë të madhe pa kontributin e tyre."