1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rajoni në fokusin e Deutsche Welles

6 Shtator 2018

Çfarë mendojnë qytetarët në rajonet kufitare Kosovë Serbi mbi debatin që ka shpërthyer për këmbime territoresh? Si reagojnë ata? Ku janë problemet e tyre në rajon? Si e shohin ata fqinjin e tyre?

https://p.dw.com/p/34PUq
Sanja Kljajic und Elona Elezi
Fotografi: DW

Dy gazetare të Deutsche Welles, Elona Elezi dhe gazetarja serbe, Sanja Kljajić janë në udhëtim në rajonet kufitare Kosovë e Serbi. Ato bisedojnë drejtpërdrejt me njerëzit në terren, kapin atmosferën dhe sjellin problematikat që shqetësojnë qytetarët aty.

 

E Martë, 4 Shtator: Elona dhe Sanja vizituan dy shkolla në Preshevë - Nxënësit shqiptarë gëzoinë për ditën e parë të shkollës, por libra ata nuk kanë...

Preshevë - Dita e parë e shkollës pa libra

 

E Mërkurë, 5 Shtator: Elona dhe Sanja, prekën temën më delikate e të debatuar aktualisht: Këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ato biseduan me qytetarët në Preshevë

Çfarë mendojnë qytetarët e Presheves për debatin e kufijve? #elonasanja raportojnë nga Presheva.

E Enjte, 6 Shtator: A i ka pyetur politika në Kosovë politikanët e Luginës së Preshevës për këmbimin e territoreve? Elona dhe Sanja kanë biseduar me politikanë në rajon.

Këmbim territoresh? Po si mendojnë politikanët e Preshevës?

E Premte, 7 Shtator: Pa ujë e papunë - Varfëria në fshatin serb, Slavujevc në Preshevë. Elona dhe Sanja bisedojnë me familjen Apostolovci.

Pa ujë e papunë - Varfëria në fshatin serb, Slavujevc në Preshevë

E Shtunë, 8 Shtator: Vizita e presidentit Vuçiç shkaktoi grindje e debat - Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë dhe serbë në Mitrovicë?

Vizita e presidentit Vuçiç shkaktoi grindje e debat - Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë dhe serbë në Mitrovicë?

E Dielë, Shtator: Protesta gjatë vizitës së Vuçiqit. Banorët e Prekazit të Epërm bllokojnë rrugën. Banorët në Prekaz: Vuçiq të kërkojë njëherë falje, pastaj vjen pajtimi, thonë ata.

Banorët në Prekaz: Vuçiq të kërkojë njëherë falje, pastaj vjen pajtimi