1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Autogol me pasoja afatgjate

Dirk Stasikowski31 Tetor 2005

Pesë vjet mbas hyrjes në bursë, klubi më i pasur i Gjermanisë po kuron imazhin e dëmtuar.

https://p.dw.com/p/Ar2Q
Stadiumi i Borussias ne Dortmund
Stadiumi i Borussias ne DortmundFotografi: AP

Krenare dhe të fuqishme valëviten në qiej flamujt e stadiumit të Vestfalisë, jo më pak prestigjioze, rezidenca e klubit në brigjet e Rinit. E të mendosh, që para një gjysmë viti, ndërmarrja Borussia Dortmund ndodhej para falimentimit. Drejtori ekzekutiv Hans-Joachim Watzke (lexo: Hans Joakim Vacke) nuk e kujton me qejf 15. Marsin: "Kjo sigurisht që ishte dita më e prekshme e dy tre vjetëve më të fundit. E ndjej atmosferën e frikshme për ekzistencën që mbizotëronte tek njerëzit. Kjo ka lënë gjurmë tek të gjithë ne," – thotë ai.

Pronarët e pjesshëm të shoqërisë komandite, Fondi Molsiris KG pranuan që ta shtyjnë derdhjen e pjesshme të kapitalit dhe shitjen e pjesshme të pronës, që ishte planifikuar t'i bëhej Stadiumit të Vestfalisë Dortmund GmBH (sh.p.k.) & Co.KG. Pa këtë leje, Borussia Dortmundi do të kishte marrë fund. Ekspedita e kalimit në bursë, më 31 tetor 2000, nuk solli ndonjë rezultat të lavdishëm.

"Po të hedhim një vështrim pas, nuk ishte një ngjarje e suksesshme, ndryshe nga ç'kishim menduar në fillim. Prandaj edhe vështrimi retrospektiv të lë një ndjenjë të pakëndshme."

Borussia Dortmundi ishte klubi i parë gjerman i futbollit, që hyri në bursë në formën e një shoqërie komandite me bazë aksionerësh. Personat përgjegjës me në krye ish presidentin Dr. Gerd Niebaum dhe manaxherin Michael Meier, ato ditë ishin zhytur në ethet e euforisë. Borussia Dortmund tashmë është një nga shoqatat më të pasura, paralajmëroi Niebuam, ndërkohë që tatëpjeta kishte filluar qysh atëherë. Se sa të gabuara kishin qenë përllogaritjet dhe parashikimet, kjo depërtoi shumë vonë në opinion. Që në momentin e emetimit të aksionit të parë të BVB-së, shoqata kish patur nevojë për para të reja. Kursi ra që në ditën e parë. Nga 11 Euro u ul vazhdimisht deri në nivelin e sotëm 2,23 Euro. Rritje të dukshme nuk pati.

Rritja e kursit nuk erdhi as edhe kur Borussia u bë kampione e Gjermanisë. Por bilancet vazhdonin të mashtronin një botë të shenjtë. Shumë aksionarë të vegjël nuk ishin në gjendje të interpretonin gjendjen e bilancit. Zëra të tillë, si për shembull të ardhurat pritura nga spektakorët si edhe pjesë të stadiumit u bënë baraz me para. Pas këtyre parallogaritjeve të gabuara ne financa erdhi edhe dështimi sportiv. Bota e shenjtë filloi të thyej tashmë edhe nga jashtë. Raporti i biznesit të vitit 2004 bëri publik një humbje prej 67 milionë euro. Një vit më vonë presidenti i ri, Dr. Reinhard Rauball dhe drejtori Hans Joachim Watzke morën përsipër drejtimin e ndëmrarjes, asokohe me një borxh prej 119 milionë euro.

Ndërkohë koncepti i sanimit të ndërmarrjes ka filluar të ketë efekt. U ulën jashtë mase kostot e personelit. Një obligacion transformimi, që u emëtua pati si synim t'i japë më shumë hapësirë veprimi klubit. Drejtori ekzekutiv, Watzke tani është duke luftuar për të fituar besimin e aksionerëve: "Ne vazhdojmë të kemi një xhiro vjetore prej 80 Millionë Euro, pa llogaritur lojërat ndërkombëtare, pa llogaritur të ardhurat nga transertat. Këtë nuk e arrin askush tjetër në Gjermani."

Përveç shenjave të ripërtëritjes, më 16 dhejtor Borusia do të përurojë fillimin e punimeve për fushën e re të trajnimit. Sipërmarrja tashmë është duke e marrë veten, por tani vetëm sa po shërohen plagët, që nuk do t‘i kishte pasur fare në se nuk do të kishte hyrë në bursë. Eksperimenti Bursë për Borussian e Dortmundit ishte një tentativë që me siguri shkoi huq.