1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Azilkërkuesit trajtohen si keqbërës? Amnesty International ka ngritur akuza të rënda kunër qeverisë italiane

Jërg Seiselberg24 Qershor 2005

Politika europiane e azilit ka marrë në disa nga vendet e BE-së karakter çnjerëzor, thotë Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International. Në një letër të hapur drejtuar në fillim të kësaj jave qeverisë britanke, që merr më 1 korrik kryesinë e rradhës së BE-së, AI kritikoi trajtimin e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Itali. Në Itali p.sh. shpesh azilkërkuesit trajtohen si keqbërës dhe mbahen pa arsye me javë të tëra në kampet e pranimit të izoluara hermetikisht. Kjo është një shkelje e dukshme jo vetëm e konventës për refugjatët, por edhe e ligjeve kombëtare të azilit.

https://p.dw.com/p/ArDz
Refugjatë nga Libia në Itali
Refugjatë nga Libia në ItaliFotografi: AP

Akuzat që Amnysty International ngre kundër qeverisë në Romë janë drastike. Në kampet italiane të pranimit, thotë organizata për të drejtat e njeriut, refugjatët janë keqtrajtuar kurse gjatë dëbimit të refugjatëve qeveria e Berluskonit ka shkelur rregullisht konventën e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.

Si shumë shqetësuese vlerëson Amnesty International në raport gjendjen në kampet italiane të refugjatëve në ishullin mesdhetar Lampeduza. Kampi është rregullisht i mbimbushur dhe kushtet e higjenës të rrezikshme për shëndetin. Muajt e fundit, thotë eskpertja italiane e Amnestys Nerys Lee, prej Lampeduzës ka patur dëbimeve të ndryshme masive gjatë të cilave refugjatët nuk kanë patur mundësi të marrin ndihmën e avokatëve: "Njerëzit brenda kampeve nuk kanë patur mundësi, ose kanë patur mundësi shumë të pakta për të marrë kontakt me botën e jashtme. Ata nuk e kanë patur të mundur të marrin ndihmë juridike. Në kudaër të dëbimeve masive edhe Komisaritatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët i është ndaluar për ditë me rradhë hyrja në qendrën e grumbullimit të refugjatëve".

Një akuzë tjetër e Amnesty International është se azilkërkuesit trajtojen në Itali shpesh si keqbërës. Megjithëse ata nuk kanë bërë ndonjë vepër për të cilën duhet të dënohen, qeveria e Romës i mban ata për javë me rradhe pa treguar arsyen në kampe refugjatës të mbyllura hermetikisht: "Standartet ndërkombëtare të refugjatëve janë të qarta. Sipas tyre azilkërkuesit duhet të mbahen vetëm nëse përfaqësuesi i shtetit mund të vërtetojë për rastin e veçantë se azilkërkuesi përbën rrezik - dhe liria atij i kufizohet vetëm për kohën e nevojshme. Kurse Italia mban të bllokuar një numër të madh azilkërkuesish dhe shkel kështu standartet".

Kryengritjet e ndryshme në kampet italiane të refugjatëve të ndodhura javët e fundit gjatë të cilave të bllokuarit janë përpjekur të organizojnë arratisje masive janë tregues i dukshëm i rritjes së tensionit. Organizata për të drejtat e njeriut kritikon si skandaloze faktet që në raste të veçanta refugjatët janë keqtrajtuar madje edhe fizikisht: "Amnesty është i shqetësuar ", thotë Lee, mbi të dhënat se në disa kampe refugjatësh njerëzit janë kthyer në viktima të dhunës fizike të ushtruar nga shërbëtorët e shtetit dhe bashkëpunëtorët e shërbimeve të sigurimit që administrojnë qendrat e refugjatëve në emër të autoriteteve italiane".

Amnesty përmend konkretisht në raport një rast në një kamp greumbullimi në Pulja. Karabinierët dhe personeli i sigurimit kanë rrahur dhe keqtrajtuar refugjatët. Përveç kësaj myslimanë janë detyruar të hanë mish derri". Në një kamp tjetër italian të grumbullimit të refugjatëve emigrantëve që janë vlerësuar si rebellë u janë përzier medikamente qetësuese në ushqim, pa dijeninë e tyre.