1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bëhet fjalë për shumë para dhe për tregjet e reja të mbrojtjes së klimës

7 Nëntor 2006

Gazetat e sotme gjermane fokusohen tek konferenca për klimën botërore që filloi të hënën në kryeqytetin kenian Nairobi dhe tek zgjedhjet për kongresin amerikan në SHBA-s

https://p.dw.com/p/Arn7
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën në Nairobi
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën në NairobiFotografi: AP

Gazeta "Eßlinger Zeitung" shkruan mbi konferencën e klimës botërore:

"Në rradhë të parë reduktimi i gazrave të efektit serë mund ta ndalojë paksa ndryshimin e klimës, por fundja nuk mund të ndryshojë dot më asgjë. Kjo duhet t´u bëhet e qartë të gjithë atyre që mbajnë përgjegjësinë për këtë fenomen kaq të rrezikshëm. Gjithashtu është e rëndësishme të shikojmë se si do të reagohet ndaj katastrofave të reja natyrore si thatësirat, apo sëmundjet e epidemitë e reja. Këto probleme duhet të trajtohen patjetër në Nairobi."

Gazeta "Ostsee-Zeitung" nga Rostoku shkruan:

"Ato janë shpesh katastrofa që kufizohen në mënyrë rajonale. Efektet e tyre golabe janë të vetëdijshme vetëm për shkenctarët. Ky është edhe problemi me të cilën hasemi kur duam t´u shpjegojmë rreziqet e ndryshimit të klimës qytetarëve të thjeshtë. Por tani qeveritë kanë filluar të reagojnë, madje edhe ekonomia. Koncernet gjigande të naftës si BP kanë zbuluar energjitë alternative. Koncerni botëror Generals Electrics ka filluar projektojë një imazh të ri të gjelbër mbi veten. Ndërkohë fimra të fuqishme amerikane investojnë vetëm aty ku prodhohen produkte ekologjike. Madje edhe Kina, e cila deri tani cilëesohej si një shtet pa ndërgjegje ekologjike, do të bëhet tani prodhuesja më e madhe në botë e energjisë së erës dhe asaj diellore. Por pas këtyre motiveve nuk fshihen njerëz me karakter të mirë, interesa ekonomike. Këtu bëhet fjalë për shumë para dhe për tregjet e reja që ofron mbrojtja e klimës."

Ndërkohë gazeta "Mannheimer Morgen" shkruan:

"Konferenca e OKB-së në Nairobi nuk ka as mandatin e duhur për të ndërmjetësuar mbi një kontratë të re për mbrojtjen e klimës. Madje edhe protokolli i Kyotos, i cili skadon në vitin 2012, dhe që ende nuk njihet nga ndotësja më e madhe e klimës, SHBA-s, një tigër pa dhëmbë. Sipas këtij protokolli emisionet e dioksidit karbonik duhet të ishin ulur 5 përqind. Por sipas ekspertëve nevojitet reduktimi prej 805 i tyre deri në vitin 2050, në rast se duam ta evitojmë katastrofën. Në Nairobi do të flitet sërish pa kuptim dhe gjatë. Por rezultatet do të jenë të pakta. Ndërkohë toka vazhdon të ngrohet pa pushim."

Ndryshojmë temë. Gazeta "Nürnberger Nachrichten" shkruan mbi zgjedhjet e ardhmse të kongresit amerikan në SHBA-s:

"Ai u flet irakianëve mbi demokraci dhe lirinë ndërkohë që në shtetin e tij kanë filluar orgjitë e përgjakshme. Njerëzit nga Teksasi republikanët e morrën qeverinë me premtimin se do të sillnin pastërti dhe moral në Uashington. Por pafundësia e aferave të tyre të korrupsionit dhe mashtrimeve si edhe skandalet më të fundit seksuale kanë ndesur dyshimin edhe tek simpatizantët e tyre më të flaktë, nëse ky grup kaotik ka vërtet një mision qiellor, ashtu siç deklaron udhëheqësi i tyre."

Gazeta "Märkische Oderzeitung" nga Frankfurti shkruan:

"Në rast se demokratët do të fitojnë vërtet, ashtu si në fakt edhe pritet, kjo nuk do të thotë se fitorja do të vijë falë vizioneve të tyre. Ata ja arritën t´i shmangen plotësisht prezantimit të planeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore. Koncepti i tyre është thjesht mospranimi i politikës së Bushit. Asgjë më shumë. Ata premtojnë një drejtim të ri për Amerikën dhe e dinë se arrijnë me këtë premtim tek zemrat e njerëzve, që duan vërtet një ndryshim në politikën e vendit. Por pyetjeve se cilat kushte duhet të përmbushen për ta vazhduar prezencën ushtarake në Irak dhe se si mund të arrihet një përfundim i qartë i luftës apo se si mund të kryhet reduktimi sa më i shpejtë i trupave ushtarake atje - nuk u është gjetur ende një përgjigje.