1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ballkani Perëndimor - pjesë e sigurisë dhe e stabilitetit të BE-së

Ani Ruci17 Nëntor 2006

Forumi i ministrave të drejtësisë dhe çështjeve të brendshme të BE-së dhe BP fillon punimet në Tiranë

https://p.dw.com/p/Arb7
Tirana
TiranaFotografi: DW

Bashkëpunimi në çështjet e drejtësisë dhe në ato të brendshme mes BE-së dhe Ballkanit Perendimor përbën një nga pikat më të rëndësishme të Samitit të Selanikut, i cili në vitin 2003 i ofroi këtij rajoni perspektivën pa ekuivok të anëtaresimit në BE. Që në atë vit filloi tradita e zhvillimit të forumeve të nivelit të lartë per keto ceshtje mes BE dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë hyrë në procesin e integrimit europian apo kanë nënshkruar tanimë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA).

Forumi qe zhvillohet sot ne Tiranë është i katërti i këtij lloji. Tanja Tamminen, esksperte per Ballkanin dhe këshilltare e BE-së ne Ministrine e jashtme te Finlandes, vendit organizator të forumit, që ka Presidencen e rradhes se BE, thote se çështjet që do të debatohen jane teper te rendesishme.

„Ky është nje Forum historik“ thotë ajo.“Presidenca finlandeze e BE ka ndryshuar kesaj here traditen e Forumeve të tilla njëditore, ku çdo vend prezanton progresin e arritur gjatë një viti ne çështjet e drejtesise dhe në ato të brendshme. Por kete here veç prezantimit do te kete diskutime, debate si të përballohen sfidat e luftës kundër trafiqeve ilegale dhe krimit të organizuar. Temat që do të diskutohen perfshijnë luftën kundër trafikut te qenieve njerëzore, mbrojtjen e deshmitareve dhe menaxhimin e integruar te kufinjve.

Ndryshimi i formatit të forumit është bërë për të mbështetur procesin e integrimit europian te vendeve te Ballkanit Perendimor, pasi Be do t´i permbahet angazhimit te tij qe nje dite vendet e BP t´i bashkohen BE.“

Por procesi është i rrezikuar për sa kohe vendet e Ballkanit Perendimor vazhdojnë të mbeten në harten e rrjeteve te krimit të organizuar apo emigracionit ilegal qofte si zone origjinë apo tranziti i tyre. Për të nisur fshirjen e Ballkanit Perendimor nga kjo harte, Forumi do të përpiqet të gjejë instrumenta të reja, veprime specifike per nje bashkepunim me te ngushte dhe me te suksesshem mes BE dhe vendeve te rajonit.

Pothuajse në çdo forum te tillë përsëritet që këto fenomene pengojnë stabilitetin demokratik, zbatimin e shtetit të së drejtes dhe zhvillimin ekonomik, ne vendet e Ballanit perëndimor. Po keshtu edhe qe per BE ato jane burim shqetesimesh te medha. „Eshte ne interes te BE- thote Tanja Tamminen, te vendose shtetin e te drejtes, te ndihmoje vendet e BP te luftojne krimin e organizuar sepse BP eshte pjese e sigurise dhe e stabilitetit te gjithe kontinentit europian“
Ndihma e BE ne çështjet e drejtesisë dhe ato te brendshme është vetem njeri nga komponentet e ketij forumi. Tjetri eshte ndergjegjesimi i aktoreve lokale se pa angazhim te fuqishem betejat e luftes kunder krimit te organizuar dhe emigracionit ilegal veshtire se mund te fitohen.

Ideja kryesore, ve ne dukje Tanja Tamminen është që përmes ketij forumi te nxisim edhe ndergjegjesimin e vendeve te BP per te rritur bashkepunimin për të tilla çështje.

BE do të përfaqesohet ne forumin e Tiranes nga troika europiane: Finlanda, Gjermania qe merr presidencen ne janar 2007,nga Portugalia qe e vazhdon ne vjeshten e vitit te ardhshem. Komisioni Europian perfaqesohet nga zv presidenti Franko Fratini. Kosova do te perfaqesohet nga UNMIKU dhe nga ministrat e drejtesise dhe te ceshtjeve te brendshme. Nga vendet e rajonit veç Shqiperise merr pjese Kroacia, B-H, Maqedonia, Serbia dhe Mali i zi. Kosova perfaqesohet nga UNMIKU dhe nga ministrat e drejtesise dhe te çështjeve të brendshme.