1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bami ndihmon Azinë Juglindore

Jamsheed Faroughi4 Janar 2005

Në Krishtlindjet e Vitit 2003 ra tërmet në Bam, në një qytet historik në Juglindje të Iranit - ku e humbën jetën 35 mijë vetë. Një vit më vonë, për Krishtlindjet 2004 u drodh Azia Jugore. Njerëzit e Bamit vazhdojnë të vuajnë nga pasojat e katastrofës natyrore. Ata e dinë shumë se cfarë do të thotë ndihmë. Pa ndihmë nga jashtë mbijetesa e tyre do të ishte thuajse e pamundur. Tani Bami po ndihmon Azinë Jugore.

https://p.dw.com/p/ArR9
Kështjella e shkatërruar nga tërmeti e Bamit
Kështjella e shkatërruar nga tërmeti e BamitFotografi: AP

Organizata "Ndihmë për Bam-in" ka vendosur t'i ndihmojë viktimat e tërmetit katastrofal detar në Azinë Jugore. Organizata do të dhurojë 5 mijë dollarë. Një ndihmë modeste, por shuma nuk është e rëndësishme. Rëndësi ka prania, thotë aktivisti Ali Amini:

"Vetëkuptohet që ndihma e organizatës sonë për Azinë Juglindore është simbolike. Ne vetë jemi pjesë e botës së tretë dhe jemi të varfër. Organizatat joqeveritare dhe organizatat civile në Iran nuk marrin mbështetje nga shteti. Shteti është për ne më shumë një pengesë sa një ndihmë, kështu që mundësitë e organizatave joqeveritare në Iran janë shumë të kufizuara. Si shenjë që ne e kuptojmë situatën e tyre,"Ndihma për Bamin" ka premtuar 5 mijë dollarë për Azinë Jugore."

Organizata "Ndihma për Bamin", shkurt SIB një prej organizatave më të rëndësishme në Iran u themelua menjëherë pas tërmetit, për të ndihmuar fëmijët dhe gratë e Bamit. Por ndihma e kësaj organizate për rajonet e prekura në Azinë Jugore nuk kufizohet vetëm në këtë shumë modeste. SIB përpiqet vec kësaj, që t'i përqëndrojë aksionet e ndihmës së iranianëve, brenda dhe jashtë vendit, dhe nëse është e mundur t'i përdorë ato për qëllime të caktuara.

Nga ana tjetër,thirrjet për ndihma të qeverisë iraniane ndaj popullatës nuk kanë arritur efektin e shpresuar. Fariborz Raisdana nga organizata "Ndihma për Bamin", thotë se besimi i njerëzve në aksionet e ndihmës së qeverisë vitin e kaluar është tronditur thellë. Gënjeshtrat e vazhdueshme të qeverisë dhe përpjekja për t'i politizuar aksionet nacionale dhe internacionale të ndihmave, kanë bërë që njerëzit dhe OJQ të kërkojnë për aksionet e tyre të ndihmës një rrugë tjetër:

"Nëse mediet tregojnë më shumë angazhim për temën e tërmetit detar, pa dyshim që ne do të jemi dëshmitarë të një solidariteti më të gjerë me viktimat e kësaj katastrofe. Për fat të keq, njerëzit këtu nuk kanë mundësi tjetër, për t'u informuar për gjendjen e punëve. Unë besoj se edhe në rastin Bam, qeveria nuk u lumturua me rolin e përbashkët dhe aktiv të popullatës dhe aksionet e saj të gjera të ndihmës."

Një aktivist tjetër i "Ndihmës për Bamin", Aliresa Saghafi, që ka qenë para pak kohësh në Bam, plotëson:

"Banorët e Bamit e dëgjuan lajmin në radion shtetërore. Ata ndiejnë dhimbje të madhe për viktimat e vendeve të prekura. Dhe ata shpresojnë se do t'i ndihmojnë njerëzit atje. Por kjo nuk është punë e lehtë. Shumica e njerëzve në Bam vazhdojnë të jetojnë në cadra ose në shtëpi provizore. Kështu që mund të thuhet se tërmeti katastrofal në Azinë Jugore u sjell banorëve të Bamit edhe njëherë pamje të tmerrit."